Kosova
Gjurmët e masakrës së Krushës së Madhe do të ekspozohen në muze
Gjurmët e mbetura nga masakra në Krushë të Madhe do të ekspozohen në muzeun e ri në Kompleksin Memorial të Masakrës së Krushës së Madhe.
Projekti për ndërtimin e muzeut është nisur nga krushjanët para tre vjetësh dhe po vazhdon të dizajnohet nga profesorë dhe studentë të arkitekturës nga komuna e Rahovecit.
Planifikohet që brenda muzeut të shfaqen mbi 200 rrëfime të të mbijetuarve nga masakra e Krushës së Madhe në formë digjitale përmes video-incizimeve, fotove, dhe postereve të ndryshme.
Me këtë rast, kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, tha se komuna është e gatshme të përkrahë këtë projekt.
“Përfaqësues të denjë dëshirojnë për t’i dhënë një dimension meritor, ashtu siç është dashur ta kishte, dhe tashmë do ta ketë Krusha e Madhe. Si fillim i kësaj, këta profesorë me Ministrinë e Kulturës, me ambasadorë dhe Ambasadën amerikane kanë bërë një punë të mirë gjatë bashkëbisedimit me 202 intervistues, pra rrëfime nga të mbijetuarit e Krushës së Madhe. Është lajm i mirë që ky projekt po vazhdon me një peizazh kujtese, duke i marrë për bazë tri pika të rëndësishme që i japin një dimension meritor Krushës së Madhe si një vend i lavdishëm me dhimbje shumë. Një mundësi e artë që në të ardhmen do të kemi, do të mund të shpalosim dhe duhet të shpalosim në vazhdimësi historinë qoftë për qytetarët tonë, po ashtu edhe për vizitorët e huaj. Krusha përmes këtij projekti do të vazhdojë të jep një pamje dhe mundësi gjithë bashkëkombësve tanë që të njohin më mirë dhe të mësojnë më shumë për Krushën. Ne si komunë e Rahovecit jemi të interesuar, jo vetëm nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, por besoj që edhe qytetarët janë të interesuar që të vazhdohet më përkushtimin aq sa kemi mundësi t’i japim këtë dimension Krushës së Madhe. Do të na shërbejë edhe neve si komunë që të jemi me një identitet të ri të munguar për sa i takon kulturës dhe trashëgimisë të gjithë asaj se çka ka ndodhur për popullin tonë”, tha Latifi.
Muzeu në Krushën e Madhe të Rahovecit është planifikuar të jetë gati në përvjetorin e shënimit të masakrës në Krushë të Madhe, më 25-27 mars të këtij viti.
Më 25, 26 dhe 27 mars 1999, në Krushë të Rahovecit janë masakruar 243 persona, përfshirë burra, gra, pleq e fëmijë. Kjo konsiderohet si një nga masakrat më të mëdha të kohës së luftës në Kosovë./Kosovapress
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100











