Bota
Gjykata Europiane vendos: Të burgosurit nuk mund të dëbohen aq thjeshtë drejt vendeve të origjinës
Edhe nëse qytetarët e BE janë kundravajtës, ata nuk mund të dëbohen thjeshtë drejt vendeve të origjinës. Kështu ka vendosur Gjykata Europiane e Drejtësisë, shkruan albinfo.ch.
Pas burgut nuk mund të dëbohen menjëherë qytetarët e BE. Nëse ata kanë kryer vite në një vend të BE dhe janë integruar, vlen ligji i mbrojtjes nga dëbimi. Ky ligj është aprovuar nga Gjykata Europiane e Drejtësisë me seli në Luksemburg (me akte ligjore C-316/16 dhe C-424/16). Në raste individuale, situata e personit në fjalë duhet të shqyrtohet tërësisht.
Prapaskena e vendimit të Gjykatës është rasti i dëbimit të një shtetasi grek nga Gjermania dhe një italiani nga Britania.
Greku kishte ardhur në moshën tre vjeçare në Gjermani, ndërsa pas 20 vitesh qëndrim ai dëbohet drejt vendit të origjinës. Paraprakisht ai ishte dënuar me pesë vjet e tetë muaj burg, por nuk kishte lidhje të forta me Greqinë. Një rast i ngjashëm kishte ndodhur me dëbimin e një italiani nga Britania, edhepse jetonte prej 15 vitesh atje. Italiani u dënua me tetë vjet burg për shkak të një vrasje, ndërsa pas kryerjes së dënimit duhet të kthehet në vendin e origjinës.
Dëbimi vetëm për “arsye bindëse të rrezikimit të sigurisë publike”
Gjykatësit e mbështetën vendimin që shtetasit e BE, të cilët kanë jetuar më shumë se pesë vjet në një vend të BE-së, mund të dëbohen vetëm me “baza serioze” se ai përbën rrezik për “sigurinë publike”. Ndërsa dëbimi bëhet edhe më i vështirë për ata që kanë jetuar më shumë se dhjetë vjet.
Në raste individuale, autoritetet duhet të vlerësojnë rast pas rasti dhe të hetojnë rrethanat e krimit dhe sjelljen e të burgosurve në burg. Vetëm atëherë mund të sillet ndonjë vendim dëbimi.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit











