Shkurt.ch
Gjykata i jep të drejtë ankesës kundër zhurmës nga kambana e kishës
Ky vendim i gjykatës administrative mund të ketë pasoja të mëdha, pasi që mund të shërbejë si precedent edhe për komuna dhe kisha të tjera të kantonit
Një çift nga qyteti Wädenswil i Kantonit të Cyrihut mund të shpresojë se tash e tutje do të bëjë gjumë të rehatshëm. Kjo do t`u mundësohet falë vendimit të Gjykatës Administrative të kantonit, e cila ka miratuar ankesën e çiftit kundër tingujve të kambanës së Kishës së Reformuar të këtij qyteti, shkruan srf.ch. Kështu, kambanarja tash e tutje do të mund të lëshojë tingujt e vet gjatë natës jo më katër herë por vetëm një herë brenda një ore.
Ky vendim i gjykatës administrative mund të ketë pasoja të mëdha, pasi që mund të shërbejë si precedent edhe për komuna dhe kisha të tjera të kantonit, transmeton albinfo.ch. Qyteti dhe kisha ishin munduar të argumentonin rrahjen e kambanës katër herë në orë me faktin se kjo është pjesë e traditës. Por, sipas vendimit të gjykatës, respektimi i traditës do të jetë i mjaftueshëm edhe nëse rrahjet e kambanës rrallohen në një herë në orë.
Çifti që është ankuar, jeton 200 metra nga kambanarja dhe është ankuar për prishje të gjumit nga tingujt që vinin nga kisha. Gjykata ka konstatuar se interesi për më shumë qetësi të natës peshon mbi atë të ruajtjes së traditës. Por, një rol të veçantë në këtë vendim ka pasur një studim shkencor i realizuar nga universiteti ETH. Sipas studimit, mjafton një zhurmë prej 40 deri në 45 decibelash për të shkaktuar shqetësim. Deri tash ishte menduar se duheshin 60 decibelë për një gjë të tillë. Ndërkaq lartësia e zhurmës së kambanës që dëgjohet në banesën e çiftit, është 48 decibela.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e karburantit vazhdojnë të rriten në Zvicër Lufta në Iran i ka rritur edhe më shumë çmimet e karburantit në Zvicër. Brenda një... -
Testet zbulojnë nivel të lartë të PFAS në qumështin e Appenzell Ausserrhoden -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit









