Kosova
Gjykata Kushtetuese shfuqizon vendimet për miratimin e 13 ligjeve pas ankesës së PDK-së
Gjykata Kushtetuese në Kosovë sot ka shfuqizuar për shkelje procedurale vendimet për miratimin e 13 ligjeve, përfshirë Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, që u miratuan në Kuvend më 5 dhjetor të vitit 2024.
Në publikimin e bërë të premten, Kushtetuesja ka njoftuar se ka shfuqizuar vendimet për miratimin e Ligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, Ligjeve për Shërbimet e Pagesave, atë kundër dukurive negative në sport, për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit, për provimin e maturës shtetërore, për banim social dhe të përballueshëm, për kontabilitet, raportim financiar dhe auditim, për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor, për Prokurorinë Speciale, për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore, për Financimin e Menaxhimit të Resurseve Ujore, për Inspektoratin Qendror të mjedisit dhe atë për Lojërat Mesdhetare, transmeton albinfo.ch. Ndërkaq i ka konstatuar si në përputhje me Kushtetutën vendimet për miratimin e Ligjit për Bankat, për Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut dhe atë për Gjykatën Administrative.
Partia Demokratike e Kosovës ishte ankuar në Kushtetuese për shmangie nga afatet procedurale në seancën e 5 dhjetorit të vitit 2024.
Kuvendi atë ditë pati miratuar 20 ligje teksa votimi ishte bërë pa praninë e opozitës e duke iu shmangur afateve të përcaktuara me Rregulloren e Kuvendit. Rregullorja përcakton se shqyrtimi i dytë i një projektligji nuk mund të bëhet më herët se 72 orë nga dita e miratimit të tij në parim. Kjo përjashtohet vetëm në rast të gjendjes së jashtëzakonshme. Por, pa ndonjë gjendje të tillë emergjente, deputetët e pushtetit miratuan 13 ligje në të dy leximet. 7 të tjerat u miratuan në lexim të dytë, prej tyre 4 u futën në rend dite me mocion. Këto i ka theksuar edhe Kushtetuesja.
E-Diaspora
-
Ekstradohet nga Gjermania i dyshuari për vrasje në Kosovë Rasti kishte ndodhur në korrik 2025 në fshatin Gojbulë, i dyshuari dërgohet në mbajtje... -
Gjermani
25-vjeçari nga Kosova humb jetën aksidentalisht në Gjermani -
Zvicër
Shqiptari nga Kosova humb jetën në aksident trafiku në Zvicër -
Paris
Angelin Preljocaj në qendër të një mbrëmjeje artistike në Muzeun Luvër -
Britani
Oficerja e parë e FSK-së po ndjek kursin e avancuar të inxhinierisë ushtarake në Britani
Jeta në Zvicër
-
Wermuth mund të kandidojë për mandatin e pestë në Parlament Statutet kërkojnë një shumicë prej dy të tretash të delegatëve për emërime në mandate federale dhe... -
Keller-Sutter për ndëshkim më të ashpër të shkeljeve të kufijve dixhitalë -
Fondacioni zviceran financon projektin mbi gjuhën shqipe në antikitet -
Zjarri në autostradën A13 u shkaktua nga një cigare e hedhur -
20 iniciativa në 60 vjet: Zvicra debaton pa pushim për imigracionin











