Kosova
Gjykata miraton dëbimin e kosovarit, baba të 6 fëmijëve
Nisur nga fakti se kosovari kishte kryer një numër të madh veprash penale, është e pritshme që ai sërish të ushtrojë dhunë, thuhet në vendimin më të ri
Qarku Göttingen ka të drejtë të dëbojë nga Gjermania kosovarin, baba të gjashtë fëmijëve. Këtë vendim e ka marrë Gjykata e Lartë Administrative në Lüneburg (OVG), shkruan stadtradio-goettingen.de.
36 vjeçari duhej të dëbohej, me vendimin paraprak të Gjykatës Administrative të Göttingenit e cila kishte hedhur poshtë një mbrojtje të përkohshme juridike kundër dëbimit që ai e gëzonte më parë, transmeton albinfo.ch. Pastaj ai ka ushtruar të drejtën e ankesës në OVG-në e përmendur.
Por OVG i ka dhënë të drejtë gjykatës së shkallës së parë. Nisur nga fakti se kosovari kishte kryer një numër të madh veprash penale, është e pritshme që ai sërish të ushtrojë dhunë, thuhet në vendimin më të ri, përcjell albinfo.ch Për këtë arsye, për të hirë të ruajtjes së sigurisë publike është e nevojshme që ai të dëbohet.
Kosovari para arrestimit të tij të fundit jetonte në qarkun Göttingen ndërsa në Gjermani kishte ardhur në vitin 1991, si fëmijë 10 vjeçar.
Lejes së tij të përkohshme të qëndrimit “Duldung” i kishte dalë afati në vitin 2011.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
12 kilometra bllokim trafiku para tunelit Gotthard Trafiku i kthimit drejt veriut çon në një bllokim të gjatë trafiku përpara portalit jugor të... -
Emigrantët e Magrebit dhe krimi në Zvicër: Kantonet ngrenë alarmin -
Një kompani zvicerane e qumështit sfidon krizën energjetike -
Rritja e çmimeve në Cyrih: Apartament me 1 dhomë për 3000 franga -
Niset peticioni për të vazhduar prodhimin e Aromat në Zvicër











