Kosova
Gjykata Speciale fton edhe kryetarin e kësaj komune
Gjykata Speciale vazhdon me ftesa për ish-luftetarët e UÇK-së
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, është ftuar nga Gjykata Speciale.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Latifi, nëpërmjet llogarisë në Facebook.
“Sot kam pranuar një ftesë për t’u paraqitur në Zyrën e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë.
Kam qenë i vetëdijshëm se rrugë tjetër për çlirimin e popullit shqiptar përveç luftës së armatosur nuk ka. Zaten, kjo është mënyra e vetme për të hequr robërinë popujt e pushtuar. I bindur në këtë pikëpamje, gjithnjë jam munduar që të bëj më të mirën për vendin tim, pa i cenuar vlerat morale të kombit shqiptar, të dëshmuara në luftë dhe në paqe. Jam thellësisht i bindur se asnjë forcë në botë nuk do të arrijë të përbalt luftën tonë të drejtë çlirimtare, sepse mbi çdo skenar dashakeqës qëndron parimi i popujve për liri dhe të drejta kombëtare. Prandaj, luftërat çlirimtare nuk mund të gjykohen, sepse përmbajnë në vete parimin e shëndoshë të humanizmit dhe të drejtësisë. Parime këto të përqafuara dhe të përfaqësuara nga kombet e civilizuara e të përparuara të botës Perëndimore”, ka shkruar Latifi.
Latifi theksoi se beson në drejtësi dhe se nuk do të hezitoj të vihet në mbrojtje të lirisë.
“Besoj në drejtësinë dhe asnjëherë nuk do të hezitoj të vihem në mbrojtje të të drejtës për liri e dinjitet njerëzor e kombëtar dhe jam gati të përballem me çfarëdo sfide. Mbetem i përkushtuar në sendërtimin e idealeve të kombit shqiptar dhe nga kjo rrugë nuk ka forcë që të më shkëpusë”.
E-Diaspora
-
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje Arrestohet në Gjermani një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje, pritet të vuajë pjesën e... -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare -
Adis Tairi, me HealthCampus përgatit kuadrot e kujdesit shëndetësor në Zvicër -
Itali
Ngjarje tragjike në Itali, katër anëtarë të një familjeje shqiptare gjenden të vdekur në banesë -
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e biletave ajrore në Zvicër janë rritur me 57% në pesë vitet e fundit Udhëtimi ajror po bëhet luks, çmimet rriten me 57% në Zvicër... -
Adis Tairi, me HealthCampus përgatit kuadrot e kujdesit shëndetësor në Zvicër -
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër













