Lajme
Gjykata: Zgjedhja e Thaçit president, ishte e ligjshme
Gjykata Kushtetuese e Kosovës e konsideron të papranueshme kërkesën e opozitës për zgjedhjen e Thaçit-President. Sipas Gjykatës, zgjedhje Thaçit ishte “OK”
Tri ditë para se Hashim Thaçi të betohet në Kuvend të Kosovës për postin e presidentit të Shtetit është përgjigjur Gjykata Kushtetuese në kërkesën e opozitës, lidhur me ligjshmërinë e zgjedhjes së tij. Gjykata e konsideron të papranueshme kërkesën e opozitës, duke i dhënë dritë jeshile Thaçit për postin 5 vjeçar të Presidentit.
Opozita një muaj më pra i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese duke synuar se zgjedhja e Thaçit, kryetarit të PDK-së në Kuvend, ishte e jashtëligjshme. Sipas opozitës në sallë nuk kanë qenë 35 deputetë, si dhe ka qenë situata e dhunës me ndërskamca e shantazhe në drejtim të deputetëve.
Sipas Gjykatës Kushtuese, vendimi për shpalljen e kërkesës opozitare të papranueshme hyn në fuqi menjëherë. Pas këtij vendimi, Thaçi të enjten do të betohet në Kuvendin e Kosovës për t’i shërbyer popullit dhe për të qenë faktor uniteti, ashtu siç e kërkon Kushtetuta.
Ndërsa një dit më vonë në sheshin “Skënderbe” në Prishtinë është paralajmëruar ceremonia e ndërrimit të pushtetit nga Atifete Jahjaga te Hashim Thaçi. Në këtë ceremoni, sipas ekipit të Hashim Thaçit, janë ftuar rreth 500 mysafirë, përfshirë edhe burrështetas nga rajoni.
Ndryshe, Gjykata Kushtetuese më herët kishte rrëzuar nga pozita presidentit Fatmir Sejdiu dhe Begjet Pacolli.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











