Tematike
Gjykohet shqiptari për vrasjen e dy bashkëkombësve të tij
S.B. kishte shtënë me revole tetë herë nga afërsia ndaj një shqiptari 52 vjeçar dhe djalit të tij 19 vjeçar, të cilët kishin vdekur në vend
Katër vite më parë, në një zënkë në mes të dy familjeve shqiptare në një rrugë në Will (SG) ishin vrarë babë e bir. I akuzuari për vrasjen e të dyve, shqiptari 51 vjeçar S.B., sipas akuzës, kishte shtënë me armë zjarri disa herë në 52 vjeçarin A.Q., dhe djalin e tij 19 vjeçar. Për pasojë, të dy vdiqën në vendin e krimit.
S.B., i cili e ka pranuar veprën, do të paraqitet nesër para Gjykatës së Qarkut në Wil. Krahas tij, për delikte tjera janë të akuzuar edhe katër pjesëtarë të familjes së tij.Sipas aktakuzës, këtij krimi të rëndë i ka prirë një konflikt, me disa zënka dhe rrahje në mes të të rinjve nga këto dy familjeve që ka zgjatur disa muaj.
I akuzuari kryesor ka deklaruar se nga frika se “mund t`i ndodhte diçka” i kishte blerë ilegalisht dy revole. Njërën nga revolet ai e bartte gjithmonë me vete. Kështu, ai e kishte pasur me vete revolen e mbushur edhe më 3 maj 2008, ditën kur, sipas akuzës ai kishte pasur për qëllim që me dhunë t`i jepte fund belasë.
Ditën kritike, pak para orës 18 në Wil u takuan dy familjet ballë për ballë. A.Q. kishte sjellë me një mercedes dy djemtë e tij. Nga ana tjetër vinin së paku 4 familjarë të S.B., të ndarë në tri vetura. Pasi mercedesi i A.Q. i doli përpara njërës nga veturat e familjarëve të S.B.së, A.Q. me djemtë nxjerr nga bagazhi disa mjete goditëse dhe fillon rrahja në mes të dy grupeve.
Ndërkohë vjen S.B. në vendin e ngjarjes. Ai nxjerr revolen dhe nga afërsia shtien me të tetë herë, siç ka konstatuar ekspertiza forensike, ndaj babait 52 vjeçar dhe djalit të tij 19 vjeçar, të cilët vdesin në vend. Njëri nga djemtë e viktimës ia del të ikë. Por edhe ndaj tij, ka shtënë dikush, që sipas ekspertizës duhet të ketë qenë vëllai i B.S.
Klani i B.S., ik me vetura nga vendi i krimit dhe pak më vonë dorasi i dorëzohet policisë, që nga ajo kohë ai qëndron në burg. Akuza e ngarkon atë për vrasje të shumëfishtë, grindje dhe bartje të shumëfishtë, të palejuar të armës. Për të gjitha këto, ai sipas akuzës duhet të dënohet me 15 vjet burg. Ndërsa vëllai i tij që dyshohet të ketë shtënë drejt djalit që ishte në ikje, sipas akuzës duhet të dënohet me kusht në mes të 12 muajve dhe 3 vjetëve si dhe me gjobë.
Para trupit gjykues do të përgjigjet edhe djali që i kishte shpëtuar të shtënave. Edhe ai akuzohet se kishte goditur familjen kundërshtare me mjete të forta. Po kështu ai paditet edhe për faktin se nga vendi i ngjarjes kishte ikur me veturë duke e ngarë atë pa pasur patentë shoferi. Për këto shkelje ai mun d të drenohet me 2 muaj burg dhe me një gjobë prej 500 frangash.
Familhjarët e palës së dëmtuar kanë kërkuar një dëmshpërblim prej 300 mijë frangash për vrasjen e dy pjesëtarëve të familjes. Meqë edhe dy bijtë e A.Q. “bartin një pjesë të konsiderueshme të fajit lidhur me rastin”, gjykata ka vendosur që kërkesat e natyrës civile do të shqyrtohen në një proces të ndarë gjyqësor. Gjykimi do të fillojë nesër dhe pritet të zgjasë 5 ditë.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria












