Tematike
Gjykohet zjarrfikësi piroman: Ka ndezur 30 zjarre!
Ai ka pranuar autorësinë në 19 nga gjithsej 30 zjarret që i vihen barrë, ndërsa 11 të tjerat, të cilat i kundërshton, kanë qenë zjarret me pasoja më të rënda
Një zjarrfikës me shërbim vullnetar nga lokaliteti Elgg i kantonit të Cyrihut akuzohet se në vitet 2010 dhe 2011 ka ndezur zjarre në 30 raste të ndryshme në regjionin e Elgg-ut.
Sot, e mërkurë, në Gjykatën e Qarkut në Winterthur ka filluar gjykimi i 26 vjeçit Sascha S., këtij zjarrvënësi të rrezikshëm. Gjatë marrjes në pyetje ai ka pranuar autorësinë në 19 nga gjithsej 30 zjarret që i vihen barrë nga prokuroria. Ndërsa 11 të tjerat, të cilat i kundërshton, kanë qenë në fakt zjarret me pasoja më të rënda. Fajtorë për to janë të tjerë, thotë ai.
Si motiv për vënien e zjarreve, Sascha ka dhënë “mbingarkesën me punë dhe frustrimin” në vendin e rregullt të punës, në logjistikë. Ai thotë se zjarret i ka ndezur “sa herë kur nuk ka parë tjetër rrugëdalje dhe në mënyrë spontane, rrugës duke u kthyer nga puna në shtëpi”. Pas secilës zjarrvënie ai fillimisht e ka ndjerë veten të çliruar. Mirëpo më vonë është penduar për aktet e kryera.
Prokurori ka kërkuar 5 vjet burg për Sascha S., dhe terapi psikiatrike.
Policia i ka rënë në gjurmë zjarrfikësit piroman në janarin e vitit të kaluar, përmes gjurmëve të tij të DNA-së që përputheshin plotësisht me ato të gjetura ne vendet ku kishin shpërthyer zjarret misterioze.
E-Diaspora
-
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” Një bisedë spontane dëshmoi se arbëreshët vazhdojnë ta ruajnë me krenari gjuhën dhe kulturën shqiptare.... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse
Jeta në Zvicër
-
Qeveria zvicerane dëshiron të forcojë furnizimin me ilaçe Për të trajtuar mungesat e ilaçeve, qeveria zvicerane synon ta bëjë më të lehtë importimin dhe... -
SVP nuk heq dorë nga kufizimi i emigracionit pas humbjes në referendum -
Vizita falas për të moshuarit në Cyrih për t’i mbrojtur nga temperaturat ekstreme -
Çfarë çoi në anulimin e bisedimeve SHBA–Iran në Zvicër? -
Vendim i pazakontë në Zvicër: Dalja për në tualet mund të mos llogariten si orë pune












