Lajme
Gjyqësori, shkelësi modern i të drejtave të njeriut
Ombudspersoni i Kosovës, Kurteshi thotë se besimi në drejtësi është zero, prandaj shumë herë qytetarët po i zgjidhin vetë problemet
Avokati i Popullit, Sami Kurteshi ka adresuar një varg kritikash ndaj autoriteteve në Kosovë, për shkelje të të drejtave të njeriut. Ai thotë se sistemi gjyqësor është shkelësi më i madh i të drejtave të njeriut, ndërsa Qeveria e Kosovës, sipas tij, ka tentuar shumë herë për të penguar punën e Ombudspersonit.
Në një intervistë dhënë për gazetën “Zëri” , Avokati i Popullit, ombudspersoni Kurteshi thotë besimi në drejtësi është zero, prandaj shumë herë qytetarët, sipas tij, po i zgjidhin vetë problemet, madje edhe duke e vrarë njëri- tjetrin.
“Gjyqësori në Kosovë nuk bën shkelje të drejtpërdrejtë, por bën shkelje moderne. Gjyqësori bën shkelje sa i përket të drejtës për gjykim të drejtë, të drejtës për gjykim në afat ligjor, vonon ekzekutimin e vendimeve, e këtu është problemi më i madh”, tha Kurtishi.
Kjo që po ndodh në Kosovë, sipas ombudspersonit Kurteshi, do ta dërgojë vendin drejt një kaosi, “ku më i forti do ta marrë ligjin në dorë”. Ai nuk është optimist, se vendi mund të shkojë përpara pa bërë ndonjë revolucion institucional në vend. Sipas tij, me reforma të vogla asgjë nuk mund të ndryshohet në këtë vend.
Kurteshi thotë se Qeveria e Kosovës ka pasur tendenca të vazhdueshme për bllokimin e punës së Ombudspersonit.
“Kjo qeveri me ligj e ka për obligim që ta sigurojë hapësirën e punës dhe nuk e ka siguruar..Kjo Qeveri është përpjekur të bëjë presion me paga, për katër muaj nuk i ka paguar punonjësit e Institucionit, e për këtë ata nuk kanë pasur asnjë arsyetim ligjor”, thotë ai.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar











