Shkurt.ch
Gjyqi Federal: Lumenga nuk ka falsifikuar
Gjykata Federale ka konfirmuar vendimin lirues të Gjykatës së Bernës, dhe ka hedhur poshtë ankesën e prokurorisë së Bernës
Ish deputeti i Parlamentit Nacional të Zvicrës, i vetmi me prejardhje afrikane, Ricardo Lumenga nuk ka bërë falsifikim votash. Verdikti lehtësues për politikanin me ngjyrë ka ardhur nga instanca më e lartë e gjyqësisë zvicerane, nga Gjykata Federale, shkruan drs.ch.
Kjo gjykatë ka konfirmuar si të drejtë vendimin lirues që më parë kishte marrë Gjykata e Lartë e Bernës, ndërsa ka hedhur poshtë ankesën e prokurorisë së përgjithshme të Bernës.
Sipas akuzës, Lumenga, para zgjedhjeve të vitit 2006 kishte plotësuar vetë 44 fletëvotime. Ashtu sikurse më parë gjykata e lartë e Bernës, edhe gjykata federale është e mendimit se veprimi i Lumengos plotëson figurën e veprës “gjueti në vota”, por është tashmë vepër e vjetruar, që nuk ndëshkohet me ligj.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











