Lajme
Gjyshja angleze arrestohet së bashku me 3 shqiptarë
Gjyshja angleze arrestohet së bashku me 3 shqiptarë klandestinë në makinë në Londër.
Kishte një punë të mirë si menaxhere në një kompani kateringu në Londër, por 53-vjeçares Jackie Willis i pëlqente ideja që të fitonte një shumë të mirë parash vetëm për të bërë një udhëtim disaorësh në shoqërinë e disa të panjohurve.
Por paratë e shpejta sjellin edhe rreziqe.
Të panjohurit në fakt ishin tre shqiptarë që kishin paguar shumën e 3000 sterlinave për të kaluar nga kufiri francez tunelin që ndan kontinentin me Britaninë e Madhe.
Por, pikërisht në Calais, makina e anglezes bashkë me tre shqiptarët u ndalua nga forcat e rendit, duke zbuluar skemën e transportit ilegal, raporton A2 CNN.
Gjykatën franceze nuk e “zbuti” as fakti që është gjyshe, as lotët e derdhura, as fakti që do të kalojë festat e fundvitit në qeli.
Britanikja u dënua me 6 muaj burgim, dhe nuk mund të kthehet në Francë për të paktën 2 vjet, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud












