Bota
Gjysma e gjermanëve mund të votojnë Të Gjelbërit; një kancelar i Gjelbër?
Numri i votuesve potencialë të partisë Të Gjelbërit po rritet dita-ditës në Gjermani. Kjo pasi shumë gjermanë e shohin këtë parti si të qendrës dhe shumë pak debaton zëshëm me partitë tjera.
Sipas një ankete të fundit gjysma e gjermanëve mund ta paramendonin në të ardhmen të votonin për këtë parti. 22 përqind bile do e votonin në zgjedhjet e ardhshme dhe do kishin dashur që kancelari i ardhshëm të ishte i Gjelbër.
Kjo parti është rritur ndjeshëm në Bavari, ku i ka rrëmbyer shumë vota të majtëve të SPD, por e njëjta gjë nuk ka ndodhur në lindje: Sachsen dhe Thüringen.
“Ne jemi parti e krijimtarisë, ekologjisë dhe qëndrueshmërisë. A është kjo majtas? Ose djathtas? Kjo e gjitha është gjeografi e kotë. Ne luftojmë pa “nëse” dhe “por” për të ruajtur demokracinë liberale,” tha Cem Özdemir për intervistën WELT AM SONNTAG, përcjell ekskluzivisht albinfo.ch.
Dikur kryeministri bavarez Markus Söder (CSU), i kishte kritikuar Të Gjelbërit si parto jo qytetare, kurse sot në zgjedhjet e fundit të para disa javëve kjo parti mori 190 mijë vota .


Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih Juriste e specializuar në të Drejtën Publike Ekonomike dhe Prokurimin Publik, me karrierë të spikatur në... -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Lozanë
SHKA “Teuta” në Lozanë në përgatitje për festën e 17 Shkurtit -
Londër
Hapet në Londër shkolla më e re shqipe “Aleksandër Xhuvani” -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit













