Lajme
Gjysma e grave në Maqedoni të papuna
Ekspertët thonë se shteti duhet të investojë në shërbimet sociale, në hapjen e azileve të pleqve dhe kopshteve për fëmijë, me çfarë do të sigurohet krijimi i vendeve të reja pune për gratë
Më shumë se gjysma e grave në Maqedoni janë të papuna, por bëjnë vetëm punët e amvisërisë në shtëpi ose dhe në kopsht. Kështu thuhet në një hulumtim të UNDP-së, sipas të cilit, gratë edhe në rastet kur punojnë në biznese private ose edhe në administratë, shpesh paguhen dukshëm më pak se sa burrat.
Ekspertët thonë se shteti duhet të investojë në shërbimet sociale, në hapjen e azileve të pleqve dhe kopshteve për fëmijë, me çfarë do të sigurohet krijimi i vendeve të reja, si dhe barazia gjinore.
“Investimet, përveç në ndërtesa dhe rrugë, të orientohen edhe në këto lloje të institucioneve që do të krijojnë vende pune, pikërisht për këtë popullsi që tani nuk është e përfshirë në tregun e punës”, tha profesor universitar Vanço Uzunov.
Ndërkaq profesori tjetër, Marjan Petreski tha se gratë nuk duhet të shihen vetëm si një fuqi punëtore që hyjnë në industritë me pagesë më të ulët, si në industrinë e tekstilit, lëkurës dhe në sektorë të tjerë, duke u paguar më pak.
Koordinatori aktual e Kombeve të Bashkuara, Lujza Vinton tha se vendi ka potencial për zhvillimin e shërbimeve sociale, kryesisht në hapjen e kopshteve të reja për fëmijë, raporton AlsatM.
“Në shtet mungojnë objekte parashkollore. Vetëm 12 për qind e fëmijëve deri në tre vjet, dhe 28 për qind deri në gjashtë vjet, shkojnë në kopshte, në krahasim me BE-në ku 33 për qind e fëmijëve deri në tre vjet, shkojnë në kopshte të fëmijëve, si dhe 90 për qind e fëmijëve deri në gjashtë vjet, shkojnë në institucione parashkollore”, tha Lujza Vinton- koordinatore e përhershme e OKB-së.
Nga Qeveria njoftuan për një orar fleksibil të punës për baballarët në tre muajt e parë të lindjes së fëmijës së tyre, rritje të pushimit të lindjes për nënat, hapjen e kopshteve në zonat rurale. Vetëm 43 për qind e numrit të përgjithshëm të grave në vend janë të punësuara. Por ato janë të angazhuara kryesisht në profesione me paga të ulëta, si dhe marrin 19 për qind paga më të ulëta se kolegët e tyre meshkuj.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?











