Shkurt.ch
Gjysma e vetëvrasjeve me armë bëhen me armë ushtrie!
Deri më tash mendohej gabimisht se vetëm 9% e vetëvrasjeve me armë ishin kryer nga arma ushtarake
Një studim i realizuar nga Enti Federal për Shëndetësi (BAG) ka ardhur në përfundim se 49 për qind të personave që kanë bërë vetëvrasje me armë, këtë e kanë bërë me armë ushtrie.
Kjo e dhënë është e re dhe alarmuese për faktin se më parë mendohej gabimisht se vetëm 9% e vetëvrasjeve me armë ishin kryer nga arma ushtarake.
Në përgjithësi vetëvrasje me armë të të gjitha llojeve kanë kryer një e katërta e të vetëvrarëve. Po kaq është edhe përqindja e atyre janë vetëvarur. Ndërsa 20 % të vetëvrasësve i kanë marrë jetën vetes me medikamente. 10% janë hedhur nga lartësitë dhe 6.5% kanë bërë vetëvrasje duke u hedhur para makinave në lëvizje, më së shpeshti para trenit.
Është konstatuar se 95 të njerëzve që kryejnë vetëvrasje me armë janë meshkuj.
Studimi i publikuar ka konstatuar po ashtu se ekziston një varshmëri në mes të vetëvrasjeve dhe pasjes së armës në dispozicion. Kështu, ai vjen në përfundim se me hyrjen në fuqi të rregulloreve që kufizojnë mbajtjen e armëve ushtarake në shtëpi (“Armee 21”, nga viti 2002) është shënuar rënie e numrit të vetëvrasjeve nga arma ushtarake.
E-Diaspora
-
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane Nga përballja me sfida të rënda personale dhe shëndetësore e lindi libri i saj, “Shërimi përmes... -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave











