E-Diaspora
Gladbach, Lazios: Nuk e japim Xhakën
Drejtori sportiv i Gladbach-ut, Max Eberl. Por ai u ka dhënë shumë shpejt dhe qartë përgjigjen negative pretendimeve të Lazios
Klubi italian Lazio i Romës ka hedhur “shigjetat” drejt Granit Xhakës, i cili prej disa muajsh luan në Borussia Möchengladbach. Se është kështu, ka pranuar edhe drejtori sportiv i Gladbach-ut, Max Eberl. Por ai u ka dhënë shumë shpejt dhe qartë përgjigjen negative pretendimeve të Lazios.
“Një ndërrim të Xhakës nuk e kemi fare në plan. Ai natyrisht mund të ndjehet i bllokuar por ne e dimë çfarë mund të bëjë (Xhaka)”, ka thënë Eberle për gazetën “Bild”.
Gjatë pothuaj gjithë kohës prejse është transferuar në Gladbach, Xhaka ka mbetur rëndom në bankina. Trajneri Lucien Favre në mesfushë në vend të Granitit ka angazhuar duon Torben Marx dhe Havard Nordtveit.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta











