Lajme
GND vendos për fundin e mbikëqyrjes së pavarësisë
Grupi Ndërkombëtar Drejtues pritet që nesër në Prishtinë, të marrë vendim për përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës
Ky grup, përbëhet nga 23 shtete evropiane, Shtetet e Bashkuara dhe Turqia.
Të gjitha vendet anëtare të GND-së e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, raporton Rel.
Qëllimi i këtij grupi ishte implementimi i plotë i Propozimit Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës, dokument ky që ishte përgatitur nga i dërguari special i OKB-së, Marti Ahtisari, më 26 mars të vitit 2007.
Zyrtarët e lartë vendës dhe ndërkombëtarë kanë vlerësuar se kjo është një ditë jashtëzakonisht e rëndësishme për Kosovën. Deklarata e Pavarësisë së Kosovës u shpall më 17 shkurt 2008.
Tashmë, Kuvendi i Kosovës e ka miratuar pakon e ndryshimeve kushtetuese, me të cilat shpallet përfundimi i mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë.
Në takimin e nesërm pritet edhe vendimi për mbylljen e Zyrës Ndërkombëtare Civile.
E-Diaspora
-
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër Të dielën, më 29 mars 2026, në Suhr, në ambientet e Zyrës së LAPSH-it, u mbajt... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












