Shkurt.ch
Google: 12 mijë kërkesa për të fshirë të dhënat në Internet
Gjiganti i nternetit Google është përballur brenda 24 orëve me mijëra kërkesa për heqjen e të dhënave nga interneti
Vetëm për një ditë janë dorëzuar 12 mijë kërkesa në Google për fshirjen e rezultateve të padëshiruara të kërkimit. Sipas” Wall Street Journal” janë paraqitur 20 kërkesa për minutë në Google për fshirjet të dhënave në internet.
Kërkesat tregojnë se sa të mëdha janë nevojat nga përdoruesit për të hequr shënimet e padëshiruar nga Interneti .
Kërkesat e tilla i vijnë makinës së kërkimit pas vendimit të Gjykatës së Drejtësisë të Bashkimit Europian që Google të heq të dhëna me kërkesë të njerëzve të rëndomtë në një test të quajtur “e drejta për t’u harruar”.
Në verdiktin e saj, Gjykata me seli në Luksemburg ka vendosur që njerëzit kanë të drejtë që të kërkojnë largimin e informacioneve që nuk janë më të rëndësishme.
E gjithë kjo vjen pasi Mario Costjea Gonzalez është ankuar se një kërkim i emrit të tij në Google ka risjellë një artikull gazete për një shitje të pronës që e kishte bërë 16 vjet më parë për të mbuluar borxhe.
E-Diaspora
-
Media zvicerane raporton nga protesta e diasporës shqiptare në Bernë “Protestat në Shqipëri kundër korrupsionit dhe shkatërrimit të mjedisit kanë mbërritur në Zvicër", shkruan nga vendngjarja,... -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
Mërgimtarët raportojnë kontrolle të shtuara në Serbi, apel për kujdes gjatë sezonit të pushimeve -
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Një valë tjetër e nxehtësisë “viziton” Zvicrën në javën që vjen Një valë tjetër e zgjatur e nxehtësisë në Zvicër parashikohet për javën e ardhshme ... -
Djali i Morettit përjashtohet nga kopshti parashkollor -
Turizmi zviceran nuk përmbush objektivat, pavarësisht subvencioneve -
Si do t`i kalojë Këshilli Federal pushimet verore -
Një zgjidhje e mundshme nga Zvicra “për të qetësuar” SHBA-në












