Lajme
Google nis fushatë kundër keqinformimit në disa vende të BE-së
Google do të fillojë javën e ardhshme një fushatë për të luftuar dezinformimin mbi refugjatët ukrainas në Poloni, Sllovaki dhe Republikën Çeke.
Fushata që do të kryhet nga dega e saj GOOGL.O. Jigsaw bazohet te studimet e psikologëve në dy universitete britanike.
Duke punuar me Jigsaw, psikologët nga universitetet e Kembrixhit dhe Bristolit kanë prodhuar klipe prej 90 sekondash të krijuara për t’u dhënë njerëzve “imunitet” kundër përmbajtjeve të dëmshme në mediat sociale.
Klipet, të cilat do të shfaqen në YouTube dhe në platforma të tjera, si Twitter TWTR.N, TikTok dhe në Facebook, synojnë të ndihmojnë njerëzit të identifikojnë manipulimet emocionale dhe gënjeshtrat në titujt e lajmeve.
“Nëse u thua njerëzve se çfarë është e vërtetë apo e rreme, shumë prej tyre do të debatojnë, por ajo që mund të parashikohet janë teknikat që përdoren në përhapjen e dezinformatave, si me krizën ukrainase”, thotë në një intervistë Jon Roozenbeek, një nga autorët kryesorë të një raporti që përmbledh punën kërkimore për fushatën.
Studimi u bazua në shtatë eksperimente, një prej të cilëve me një grup amerikanësh mbi 18 vjeç që shikojnë lajme politike në YouTube. Jigsaw u tregoi rreth 5.4 milionë përdoruesve të YouTube në Shtetet e Bashkuara një nga videot e përgatitura për fushatën kundër dezinformimit. Një milion prej tyre e panë atë për të paktën 30 sekonda.
Objektivi i fushatës është që të krijojë imunitet ndaj keqinformimit kundër refugjatëve, në partneritet me organizatat joqeveritare lokale, verifikuesit e fakteve, akademikët dhe ekspertët e dezinformimit, transmeton tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën









