Lajme

Google me smartfonin e ri, po cilësohet rival i iPhone 11 Pro

Ndërmarrja gjigante ‘Google’ ka prezantuar gamën e re të produkteve të saj, pjesë e së cilave do jetë edhe smartfoni Pixel 4. Prezantimi i tyre do bëhet gjatë një eventi në tetor të këtij viti, i cili do mbahet në Nju Jork.

Produkti kryesor i këtij evenimenti do jetë Pixel 4, smartfon ky i cili mund të manipulohet pjesërisht, pa e prekur atë, përkatësisht me gjeste të dorës, transmeton lajmi.net.
Përveç tjerash, pajisja mund të zhbllokohet përmes njohjes së fytyrës. Risia kryesore e kësaj pajisjeje të re do të jetë integrimi i teknologjisë ‘Soli’, radar në të cilin ekipi i ‘Pixel’ ka punuar 5 vjet rresht.

Prodhimi i ‘Google’ po konsiderohet si rival i pajisjes së re të ‘iPhone 11 Pro’, falë risive që do të sjellë në tregun e smartfonëve.

Pajisja po ashtu do të mbështesë rrjetin ‘5G’, shërbim ky që nuk do jetë në dispozicion deri më 2020-ën në smartfonët e Apple, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.