Lajme
Google shkurton 12 mijë vende pune
Google njoftoi të premten shkurtimin e 12 mijë vendeve të punës, ose rreth 6% të fuqisë punëtore, duke u bërë kompania më e fundit e teknologjisë që shkurton punonjësit, mes vështirësish financiare.
Kompanitë e teknologjisë u përballën me një rritje të shpejtë gjatë pandemisë, e cila tashmë duket të jetë tkurrur.
Drejtori ekzekutiv i firmës Google, Sundar Pichai informoi personelin për shkurtimet nëpërmjet një email-i që u postua dhe në blogun e lajmeve të kompanisë.
Krahas Google edhe kompani si Microsoft-i, Amazon, Meta e kompani të tjera të teknologjisë, kanë shkurtuar së fundmi me dhjetëra mijëra vende pune, ndërsa po ‘shtrëngojnë rripat’ mes një perspektive të errët për industrinë. Vetëm këtë muaj, janë njoftuar të paktën 48,000 shkurtime të vendeve të punës nga kompanitë kryesore në këtë sektor.
“Gjatë dy viteve të fundit ne u përballëm me periudha të rritjes dramatike“, shkruante zoti Pichai. “Kompania bëri punësime për t’iu përshtatur kësaj rritjeje, bazuar në një realitet ekonomik, të ndryshëm nga ai me të cilin përballemi sot”, shtoi ai më tej.
Në fund të vitit të kaluar kompania njoftonte se kishte një fuqi punëtore prej rreth 187,000 personash.
Zoti Pichai tha se Google, një kompani e themeluar gati një çerek shekulli më parë, ishte e detyruar të kalonte nëpër cikle të vështira ekonomike. Ai shtonte se shkurtimet e vendeve të punës do të jenë në SHBA, si dhe në vende të tjera.
Punësimi në të gjithë sektorët në SHBA ka qenë i qëndrueshëm pavarësisht shenjave për rënie të rritjes ekonomike. Në dhjetor u shtuan 223,000 vende të reja pune.
Edhe pas raundit të fundit të shkurtimeve, kompanitë teknologjike vazhdojnë të punësojnë shumë më tepër njerëz se sa përpara fillimit të bumit ekonomik të nxitur nga pandemia./VOA
E-Diaspora
-
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve Pjesëmarrësit tashmë kanë filluar të eksplorojnë koncepte kyçe si diplomacia kulturore, standardet bashkëkohore të mikpritjes...... -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës
Jeta në Zvicër
-
Ofertuesi paguan 262,000 CHF për targën “ZH 11” Targa e makinës së Cyrihut “ZH 11” është shitur për 262,000 CHF në një ankand online.... -
Eksportet e orëve zvicerane në krizë -
Gjithçka që ndryshon në jetën në Zvicër nga janari i 2026-ës -
SMG: Qiratë shënojnë rritje pothuajse kudo në Zvicër -
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris











