Lajme
Gordon: Kosova është shtet stabil, i pavarur dhe shumetnik
Gjatë vizitës në Bosnje dhe Hercegovinë, Hoxhaj takohet me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Evropë dhe Euroazi, Philip Gordon
Ministri Hoxhaj ka falënderuar zyrtarin e lartë amerikan për kontributin e jashtëzakonshëm që administrata amerikane po jep për konsolidimin e shtetësisë së Kosovës dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të saj.
Hoxhaj dhe Gordon kanë diskutuar për proceset e veçanta ndërkombëtare rreth Kosovës, dhe ndihmën e gjithanshme që SHBA-të po japin në drejtim të përmbylljes së suksesshme të tyre, duke filluar që nga procesi i njohjeve, anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare, por edhe proceset integruese të Kosovës në strukturat euroatlantike.
Gordon ka siguruar ministrin Hoxhaj se SHBA-të do të vazhdojnë ndihmën e pakursyer për popullin e Kosovës.
“Kosova është shtet stabil, i pavarur dhe shumetnik, dhe dialogu teknik duhet t’i zvogëlojë diferencat në mes të Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Gordon, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovë. Po ashtu ministri Hoxhaj ka zhvilluar një takim edhe me shefin e diplomacisë boshnjake Sven Alkalaj. Gjatë takimit, ministri i Jashtëm i Kosovës e ka informuar homologun boshnjak për procesin e shtetndërtimit, reformat e brendshme, konsolidimin e gjithanshëm të shtetësisë dhe proceset e pritura të anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Hoxhaj i ka parashtruar ministrit Alkalaj kërkesën për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Bosnja dhe Hercegovina.
Po ashtu, Hoxhaj ka kërkuar nga Qeveria boshnjake të pranojë dokumentet e udhëtimit të Republikës së Kosovës, gjë që do të mundësonte lëvizjen e lirë të kosovarëve në Bosnje dhe Hercegovinë.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











