Shkurt.ch
Gotthard-i, një nga tunelet më të rrezikshëm
Sipas klubit të automobilave gjermanë ADAC, konfigurimi i tunelit Gothard është “shumë e pamjaftueshëm” në nivelin e sigurisë, prandaj edhe renditën pothuajse në fund të tuneleve të tjerë evropianë.
Sigurimi i tunelit Gotthard duhet të përmirësohet. Edhe pse merr notën përfundimtare “të mirë”, tuneli zviceran është vendosur në radhë të fundit në mes të 20 tuneleve të analizuar të Gjermanisë, Zvicrës, Italisë, Austrisë dhe Francës.
Tuneli ka vetëm një vijë të vetme, ku trafiku është i dyanshëm, një distancë prej 17 km, theksoi të mërkurën Touring Club Zviceran (TCS), një partner i klubit gjerman të automobilave ADAC (Allgemeiner Deutscher Automobil Club ), klubi është iniciues i këtij studimi. Konfigurimi i sigurimit është vlerësuar të jetë “shumë i varfër”.
Çmimi i shkon tunelit gjerman Berg Bock
Njëzet tunele rrugore janë testuar në pesë vende evropiane: katërmbëdhjetë në Gjermani, dy në Itali dhe dy në Austri, si dhe tuneli i Mont-Blanc (në mes Francës dhe Italisë) si dhe tuneli Gotthard. Çmimi i shkon tunelit gjerman Berg Bock në (Erfurt-Schweinfurt), afërt Suhl, A71, i cili mori vlerësimet më të larta.
Rezultati i tunelit Gotthard është përmirësuar paksa në krahasim me testin e vitit 2002, ku mangësitë e shumta të identifikuara i patën dhënë çmimin “i mjaftueshëm”, thotë TCS. Monitorimi i trafikut dhe ventilimi kanë marrë nota më të larta se në vitin 2002.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












