Tematike
Grabiten 45 milionë dollarë në 24 vende të botës
Policia në New York tha se ka kapur 7 persona të një organizate ndërkombëtare kriminale, të cilët kishin grabitur një total prej 45 milionë dollarësh në 24 vende të botës
Policia në New York tha se ka kapur 7 persona të një organizate ndërkombëtare kriminale, të cilët kishin grabitur një total prej 45 milionë dollarësh në 24 vend të botës. Plaçkitësit depërtuan në sistemet kompjuterike të bankave dhe pastaj kishin plaçkitur mijëra bankomate (ATM) në mbarë botën.
Prokuroi i New York tha se bëhet fjalë për një “grabitje masive bankash të stilit të shekullit 21”, që ka një shtrirje në mbarë botën. Në vend të armëve dhe maskave, plaçkitësit kanë përdorur laptopë me internet.
“Autorët kanë përdorur teknika të sofistikuara për të depërtuar në sistemet kompjuterike të firmave financiare globale”, tha Departamenti amerikan i Drejtësisë.
Policia amerikane ka gjetur të dhënat e kredit kartelave, të tilla si pin kodet. Hajnat kishin depërtuar për herë të parë në sistemin e një ofertuesi indian të kartelave bankare “Visa” dhe “MasterCard”, shkruan “New York Times” (“NYT”).
Sipas “NYT”, janë sulmuar pikërisht ata operatorë që zakonisht kanë standardet më të rrepta të sigurisë.
Të dhënat nga një total prej pesë kartelave bankare janë shpërndarë për kriminelët e tjerë në 20 vende. Ky informacion është i koduar në vija magnetike të kartave. Me këto kartela më 21 dhjetor 2012 janë grabitur 5 milionë dollarë në 4500 ATM në mbarë botën.
“New York Times” ka krahasuar autorët e këtyre vjedhjeve spektakulare si në filmat gangster “Ocean Eleven”. Gjatë arrestimit policia gjeti fotografitë në telefonat e autorëve. Paratë e plaçkitura janë investuar në blerjen e artikujve të ndryshëm luksozë. 20 për qind e parave duhet t’i kenë ende në pronësi autorët e vjedhjeve ndërkombëtare të automatëve të bankave.
Paratë janë marrë nga dy banka me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Oman.
Vetëm në Nju-Jork janë vjedhur 2.4 milionë dollarë në 2 904 bankomate.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar Kjo është ajo që del nga portali Indeed - Përmirësimi i regjistruar në muajin e parë... -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
A është skijimi tani shumë ekskluziv? -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor -
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025












