Lajme
Personi me pistoletë grabit një dyqan të dorës së dytë në Bernë
Sipas policisë, ai kërcënoi një punonjëse me një pistoletë dhe vodhi para
Një person ka grabitur sot (e shtunë) në mëngjes një dyqan të dorës së dytë në Bernë. Sipas policisë, ai kërcënoi një punonjëse me një pistoletë dhe vodhi para.
Punonjësja nuk ka pësuar lëndime. Kërkimi për personin e dyshuar deri më tani ka qenë i pasuksesshëm, siç njoftoi policia kantonale e Bernës të shtunën, shkruan sda.ch.
Grabitja ndodhi pak para orës 8 të mëngjesit në Bümplizstrasse në Bernë.
Sipas policisë, një burrë i zuri pritë një shitëseje ndërsa ajo po bëhej gati të hapte dyqanin.
Autori, duke mbajtur një pistoletë në dorë, i kërkoi asaj para. Ai pastaj i ka futur paratë e dorëzuara nga shitësja në një qese të bardhë pazari dhe iku në këmbë në një drejtim të panjohur.
Policia ka lëshuar një apel për dëshmitarët.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare: “Through Roots We Rise”, një kapitull i ri në marrëdhënien me diasporën Samiti IV i Diasporës Shqiptare vjen këtë vit me mesazhin qendror “Through Roots We Rise”, duke... -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin -
Takohen Dredha-Latifi, diskutojnë për bashkëpunimin dhe shërbimin ndaj diasporës në Zvicër -
Danimarkë
Kopenhagë, festohet 18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Viti 2025 i vlerësuar si vit i shkëlqyer për verën zvicerane Prodhuesit e verës zvicerane raportojnë se vera e vitit 2025 ka qenë me cilësi të shkëlqyer,... -
Europol godet grupe mafioze, katër të arrestuar në Zvicër -
Kriza në policinë kantonale të Jurës: presion dhe mesazhe raciste të shumta -
Këshilli i Madh i Vaudit mbështet marrëveshjet kolektive mbi pagën minimale kantonale -
Çfarë duhet të bëjnë udhëtarët zviceranë të bllokuar në Lindjen e Mesme












