E-Diaspora
Grabitja që përfundon me vrasjen e shqiptarit në Brazil
Mediat shqiptare raportojnë se një punëtor 29-vjeçar shqiptar është vrarë në Brazil.
Mësohet se viktimë ka mbetur Alban G., i cili ndodhej në shtetin e largët për arsye pune.
Mësohet se shqiptari, së bashku me italianin Guido Bertola po dilnin nga një lokal kur atyre iu afruan grabitësit, të cilët ndodheshin në një motor, raportojnë mediat shqiptare.
Sipas autoriteteve vendase, këta të fundit i kërcënuan me pistoletë shqiptarin dhe italianin duke u kërkuar paratë, përcjell albinfo.ch.
Mirëpo, 29-vjeçari refuzoi dhe kaq mjaftoi që një prej grabitësve të qëllonte me gjakftohtësi mbi të duke e lënë të vdekur.
Ndërkohë italiani Bertola, i cili është edhe pronar i një zdrukthëtarie arriti t’u shpëtojë agresorëve dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Stuhi e fortë në Gjenevë, rrufeja godet aeroplanin Incidenti vjen në një kohë kur moti i paqëndrueshëm po ndikon në trafikun ajror në disa... -
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri -
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit













