Muzikë
Granit Musliu ngjitet në skenën e Operës Mbretërore Daneze
Granit Musliu sjell Dukën e Mantovës në Operën Mbretërore të Danimarkës
Tenori kosovar Granit Musliu po shënon një debutim të dyfishtë në Danimarkë: në skenën daneze dhe në rolin e Dukës së Mantovës në operën “Rigoletto” të Giuseppe Verdit, në Operën Mbretërore të Danimarkës. Roli i Dukës – aristokrat karizmatik, joshës, por edhe i pamoralshëm, është një nga më kërkuesit për tenorët dhe kërkon virtuozitet vokal si dhe prani të fuqishme skenike, shkruan Albinfo.ch.
Për Musliun, i njohur tashmë në skenat operistike gjermane, ky debutim përfaqëson një hap të rëndësishëm profesional. Ai do ta sjellë personazhin përmes arieve të njohura si “La donna è mobile”, “Questa o quella” dhe “È il sol dell’anima”, duke i dhënë jetë figurës që nxit tragjedinë e Rigolettos dhe vajzës së tij, Gildës.
“Një përvojë shumë e bukur dhe një moment i veçantë në karrierën time, debutimi im i parë në këtë rol të madh”, ka thënë Musliu, duke theksuar se interpretimi i Dukës në këtë fazë konfirmon pjekurinë e tij në repertorin verdian.
I diplomuar në Prishtinë dhe Hamburg, Granit Musliu është pjesë e ansamblit të Operës Shtetërore të Bavarisë. Ai ka realizuar dhe pritet të realizojë një sërë debutimesh të rëndësishme në skena prestigjioze evropiane, duke u konsoliduar si një nga talentet më premtuese të brezit të ri të tenorëve shqiptarë./Albinfo.ch
https://www.facebook.com/share/p/1AJqeNJMVH/?mibextid=wwXIfr

Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare: “Through Roots We Rise”, një kapitull i ri në marrëdhënien me diasporën Samiti IV i Diasporës Shqiptare vjen këtë vit me mesazhin qendror “Through Roots We Rise”, duke... -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin -
Takohen Dredha-Latifi, diskutojnë për bashkëpunimin dhe shërbimin ndaj diasporës në Zvicër -
Danimarkë
Kopenhagë, festohet 18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Viti 2025 i vlerësuar si vit i shkëlqyer për verën zvicerane Prodhuesit e verës zvicerane raportojnë se vera e vitit 2025 ka qenë me cilësi të shkëlqyer,... -
Europol godet grupe mafioze, katër të arrestuar në Zvicër -
Kriza në policinë kantonale të Jurës: presion dhe mesazhe raciste të shumta -
Këshilli i Madh i Vaudit mbështet marrëveshjet kolektive mbi pagën minimale kantonale -
Çfarë duhet të bëjnë udhëtarët zviceranë të bllokuar në Lindjen e Mesme












