Lajme
Gratë kërkojnë 4000 franga në muaj pagë minimale dhe barazim me burrat
Kjo vlen për degët në të cilat ka pjesëmarrje të madhe të grave, si në përkujdesjen shëndetësore ose në punët në kopshtet e fëmijëve
Federata Zvicerane e Sindikatave SGB synomn që pas grevës së grave, të zhvilluar më 14 qershor, që edhe kërkesat për barazim të pagave të grave t`i përfshijë në agjendë të negociatave me punëdhënësit.
Siç bën të ditur federata në fjalë në një komunikatë të saj, do të kërkohet paga minimale prej 4.000 frangash në muaj (13 muaj) për gratë, shkruan srf.ch. Kjo sidomos për degët në të cilat ka pjesëmarrje të madhe të grave, si në përkujdesjen shëndetësore ose në punët në kopshtet e fëmijëve dhe në shitje me pakicë.
Po ashtu në sektorët publikë dhe të subvencionuar, punëmarrësit kërkojnë rishikime të rregullta të pagave të tyre.
Në funksionet e njëjta dhe me kushte të njëjta nuk duhet të ketë dallime në paga në mes të burrave dhe grave, kërkon më tutje SGB, transmeton albinfo.ch. Rreth 660 franga në muaj fitojnë më pak gratë vetëm për faktin se janë gra, thonë në SGB. Dhe ato duan ta “fshijnë me gomë” këtë pabarazi
Sipas Federatës së Sindikatave Zvicerane, më 14 qershor më shumë se pesëqind mijë veta, pjesëmarrës të grevës së grave kanë dërguar një mesazh të qartë lidhur me barazinë.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih Me gjithë përpjekjet për ringjallje nga paramedikët, punëtori vdiq në vendngjarje... -
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës













