Gratë protestojnë me “koncert fishkëllimash për paga korrekte”
Organizatorët presin që në "Ditën e Aksionit", më 14 qershor 2011 të ketë një numër të madh pjesëmarrësish
Megjithëse barazia e gruas me burrin, sipas kushtetutës zvicerane është siguruar tridhjetë vjet më parë, gratë edhe më tutje fitojnë rreth 20% më pak për punën e njëjtë.
Kjo është arsyeja që 45 organizata të ndryshme të kërkojnë, në Ditën e Aksionit, më 14 qershor, paga të barabarta për të gjithë.
Në grevën e grave të mbajtur më 14 qershor të vitit 1991, ditë kjo që është shpallur pastaj si Ditë Aksioni, kishin marrë pjesë rreth 100.000 veta. Bazuar në mobilizimin e deritashëm dhe në shpërndarjen e materialit për fushatën, organizatorët presin që më 14 qershor 2011 të ketë një numër të ngjashëm pjesëmarrësish, shkruan swissinfo.ch.
Për këtë ditë janë përgatitur qindra aktivitete të ndryshme, si në rrugë, sheshe, në ndërmarrje të ndryshme etj. Ndërsa të përbashkët të gjitha këto aktivitete do të kenë “koncertin e fishkëllimave” që do të mbahet në orën 14.06, që është quajtur “fishkëllima për paga korrekte”
E-Diaspora
-
31-vjeçari shqiptar ekstradohet nga Gjermania në Kosovë Kosovar i dyshuar për vrasje në tentativë ekstradohet nga Gjermania... -
Pranvera Hyseni operon teleskopët e NASA-s në Mauna Kea -
Pritje deri në 30 minuta në hyrje të pikës Dheu i Bardhë -
Itali
Bernard Dika, shqiptari që fitoi mbi 14 mijë vota në Toskanë -
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës










