Lajme
Gratë që punojnë në ndërtim kërkojnë kushte më të mira pune
Piktorë, suvatues, elektricistë diskutuan rezultatet e sondazhit të zhvilluar nga Unia nga dhjetori deri në fund të marsit me 300 pjesëmarrëse për të marrë një pasqyrë të shqetësimeve të grave në këto sektore. Raporti se 73.1% e të anketuarave kërkojnë tualete të pastra me ujë të rrjedhshëm dhe kosha plehrash, raporton RTS.
Për Daniela Karst, sindikaliste në Unia, përgjegjëse për këtë anketë, ishte e nevojshme të njiheshin kushtet e punës së grave në kantiere, në mënyrë që të mund t’i përmirësonin ato, nëse ishte e nevojshme, përcjell albinfo.ch.
Mes tjerash, edhe ngacmimi seksual përbën një shqetësim. Më shumë se gjysma e pjesëmarrësve në anketë kanë përjetuar tashmë ngacmime seksuale, qoftë nga kolegët, klientët apo eprorët. Një e katërta e tyre raportuan se kishin pësuar dhunë seksuale në punë, shkruan RTS.
Nëse do të kishim 50% burra dhe 50% gra në kantieret e ndërtimit, kjo lloj sjellje do të ishte shumë më pak e rëndësishme.
“Nëse do të kishim 50% burra dhe 50% gra, kjo lloj sjelljeje do të ishte shumë më pak e rëndësishme. Sot, një grua në një kantier është ende diçka shumë e pazakontë. Mendoj se reagimet e burrave, reagimet që unë i dënoj, vijnë nga kjo gjendje”, nënvizon ai, duke shtuar se nuk beson se vendosja e statuteve për këtë temë do të përmirësonte situatën. “Unë mendoj se ka një ligj dhe ju duhet ta respektoni atë. Dhe nëse është e nevojshme, duhet të shkoni në gjykatë, nëse është e nevojshme”, u shpreh Nicolas Rufener, Sekretar i Përgjithshëm i Federatës së Tregtisë së Ndërtimit të Gjenevës për RTS.
Nga gratë e anketuara, 78% thanë se punojnë me kohë të plotë. Dhe 90.7% e tyre duan të pajtojnë më mirë punën, familjen dhe kohën e lirë. Gjithashtu, 92.2% janë në favor të pagës së barabartë për punë të barabartë, përcjell albinfo.ch.
Unia u kërkon punëdhënësve të respektojnë nevojat dhe shqetësimet e grave në ndërtim dhe të përmirësojnë kushtet e tyre të punës.
E-Diaspora
-
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë Mbrëmje filmi në Bernë: Kujtesë dhe rrëfim me “La Beauté de l’Âne”... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Zvicër
-
Tre zviceranë humbën jetën nga një ortek në Kanada Orteku fatal në Kanada merr jetën e tre shtetasve zviceranë... -
Rrëshqitje dheu në Weggis, evakuohet një shtëpi banimi -
Zvicra përballet me debat të ashpër për kriminalitetin e të huajve -
Aksidenti tragjik në Alpet Zvicerane: defekti teknik shkaktoi rrëzimin fatal të teleferikut -
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran














