Kuriozitete
Gratë, të interesuara për shkollim e punësim sa burrat
Instituti GAP sot ka publikuar raportin statistikor për vitin 2019
Punësimi dhe përfaqësimi i grave në Kosovë – raport statistikor i vitit 2019
Instituti GAP sot ka publikuar raportin statistikor për vitin 2019 “Punësimi dhe përfaqësimi i grave në Kosovë” dhe raporti paraqet në mënyrë statistikore pozitën e gruas në punësim, arsim dhe mirëqënie sociale.
Statistikat për vitin 2019 tregojnë se në Kosovë vajzat dhe gratë janë të interesuara për shkollim dhe punësim po aq sa djemtë dhe burrat.
Megjithatë, siç theksoi GAP përmes një komunikate, shkalla e punësimit të tyre, sidomos në pozita të larta udhëheqëse, mbetet shumë e ulët në krahasim me burrat“.
Këto dallime janë më të shprehura sidomos në nivelin qendror. Deri në ditën e dorëheqjes së Kryeministrit Haradinaj, vetëm 10% e posteve të larta drejtuese (ministra, zv.ministra, sekretarë të përgjithshëm) menaxhoheshin nga gratë.
Edhe në pozitat drejtuese në administratën komunale përfaqësimi i grave mbetet mjaft i ulët, me vetëm 20%.”, theksoi instituti në komunikatë.
Përveç në pozita drejtuese, në përgjithësi, sipas GAP-it, shkalla e grave të punësuara mbetet më e ulët se e burrave.
Përderisa shkalla e papunësisë tek burrat, më 2019, ishte 22.8% apo 6.3 pp më e ulët se në vitin 2018, shkalla e papunësisë tek gratë ishte 32.7% apo 2.1 pp më e lartë se në vitin 2018.
“Pra, përderisa papunësia te burrat ka shënuar rënie, te gratë ka ndodhur e kundërta. E në anën tjetër, interesimi i grave për të gjetur një vend pune është gati i të njëjtit nivel me atë të burrave.
Numri i burrave punëkërkues të regjistruar në Agjencinë e punësimit, në vitin 2019 ishte 52,343, kurse numri i grave punëkërkuese të regjistruara në Agjencinë e punësimit ishte 43,547.”, theksoi GAP në komunikatë.
Mbi 6,700 punëkërkuese gra i kishin të përfunduara studimet Bachelor, që është numër më i lartë se sa numri i burrave punëkërkues me të njëjtin profil. Raportin mund ta gjeni duke klikuar këtu.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar














