Kultura
Grazi i Austrisë duartroket Baletin e Kosovës
Shfaqjen e përcollën afro 500 veta, në mesin e të cilëve e pranishme ishte edhe nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek
Shfaqja e Baletit Kombëtar të Kosovës “Your Stories, My Story” është prezantuar të shtunën mbrëma në Schauspielhaus në qytetin e Grazit të Austrisë.
Kjo shfaqje, e realizuar nën koreografinë e Darrel Toulen, është pritur me sukses të madh dhe me duartrokitje frenetike nga publiku i mrekullueshëm austriak, raporton albinfo.ch.
“Your stories, my story” është balet modern, i bazuar në vuajtjet e popullit të Kosovës dhe balerinëve, në veçanti gjatë luftës së fundit.
Shfaqja “Your stories, My story” u dha për herë të parë në Prishtinë në tetor 2014 dhe pati një sukses të madh dhe një pritje të ngrohtë nga publiku i Kosovës.
Për këtë shfaqje trupa ka bashkëpunuar me koreografin austriak, Darrel Toulon.
Shfaqja është një projekt i përbashkët i Baletit Kombëtar të Kosovës, të mbështetur nga projekti “Culture for All” dhe Ambasada Austriake në Kosovë.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta
















