Portrete të firmave
Green Coast, investimi më i sigurt në Rivierën Shqiptare
E bekuar me një klimë të ngrohtë mesdhetare dhe 300 ditë me diell në vit, me një pozicion shumë të favorshëm gjeografik dhe një kulturë e histori të pasur, Shqipëria po shndërrohet gjithnjë e më tepër në një destinacion të preferuar për pushime dhe investim. Kjo tendencë nuk vlen vetëm për vendasit, por edhe për shtetasit e huaj, të cilët kanë filluar të zbulojnë bukuritë e fshehura të këtij vendi të vogël të Ballkanit, që jo më kot po promovohet kaq shumë në të gjithë botën.
Turizmi në Shqipëri ka përjetuar një rritje të jashtëzakonshme gjatë viteve të fundit, duke sjellë kështu një rritje të kërkesës për vila dhe apartamente pranë detit me standardet më të larta bashkëkohore, e nxitur kjo edhe nga jehona që i është bërë Shqipërisë në mediat më prestigjioze ndërkombëtare.
Investimet që janë bërë në vend, veçanërisht në bregdet, kanë sjellë një zhvillim të vazhdueshëm të turizmit dhe shembulli më konkret është Green Coast. I cilësuar si një destinacion ultra-modern mesdhetar, ky resort ka ngritur standardin e turizmit në Shqipëri duke u bërë i pakrahasueshëm me projekte të tjera të ngjashme në vendet turistike më të frekuentuara siç janë Greqia apo Kroacia.
I shtrirë në një nga zonat më të bukura të Rivierës Shqiptare, projekti është vazhdimisht në zhvillim dhe gjithmonë në kërkim të risive për të ofruar më të mirën e turizmit. Duke qenë se në Shqipëri vlera e pronës në zonën e bregdetit ka pësuar një rritje të vazhdueshme, investimi në Green Coast është një mundësi e shkëlqyer për ata që kërkojnë të maksimizojnë kthimet e tyre financiare në një kohë relativisht të shkurtër.
Interesi për të blerë prona me qëllim investimi është rritur ndjeshëm edhe falë programeve të ndryshme që ofrohen, si ai i Qiradhënies dhe Financimi pa Kolateral. Green Coast është një destinacion i përshtatshëm jo vetëm për individë, por edhe për biznese. Përveç vilave dhe apartamenteve, Green Coast ofron edhe mundësi shumë të mira investimi në njësi shërbimi. Këto njësi shërbimi janë të pozicionuara përgjatë shëtitores, në dy sheshet qendrore, në qendrën e parë tregtare në Rivierën Shqiptare, Galeria by TEG si dhe në qendrën La Vista.
Investimi në Green Coast mbetet një zgjedhje e zgjuar jo vetëm si një mundësi për të gjeneruar të ardhura, por edhe si një investim për një stil jetese të veçantë që tërheq gjithnjë e më shumë turistë nga e gjithë bota.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit














