Portrete të firmave
Green Coast, qendra e aktiviteteve verore në Rivierën Shqiptare
Green Coast, si një destinacion ultra modern mesdhetar, është kthyer tashmë në epiqendrën e turizmit në Shqipëri, duke mirëpritur pushues të shumtë shqiptarë dhe të huaj. I vendosur mes detit dhe malit, me pamje mahnitëse nga çdo anë dhe plazhin e parë me certifikimin Blue Flag, Green Coast vjen këtë vit me të reja të shumta që do t’i japin një tjetër dimension turizmit në Rivierën Shqiptare.
Një nga risitë e këtij sezoni është hapja e qendrës së parë dhe të vetme tregtare në bregdetin e jugut, Galeria by TEG, duke sjellë një eksperiencë të re blerjesh gjatë pushimeve verore. Me një shumëllojshmëri brandesh të njohura, dyqane, bare, restorante dhe supermarket, kjo qendër tregtare do të jetë ndalesa e parë në bregdetin e jugut.
Një tjetër vend në Green Coast që do të mbledhë të gjithë turistët që do të vizitojnë këtë verë Rivierën Shqiptare është La Vista, qendra e parë dhe e vetme lifestyle në bregdet. Me pamje magjepsëse nga deti, veçoria e kësaj qendre është arkitektura e frymëzuar nga vendbanimet romake mesdhetare.
Në La Vista gjenden bare dhe restorante me kuzhinë mesdhetare dhe tradicionale, si dhe dyqane të ndryshme, nga ato të veshjeve luksoze, deri tek ato të produkteve artizanale. Për t’i dhënë sa më shumë larmishmëri pushimeve në Green Coast, në La Vista gjendet edhe një qendër e mirëfilltë sportive me fusha për padel, tenis, basketboll e volejboll, një palestër e kompletuar si dhe një qendër për trajtimin e trupit dhe lëkurës.
Si çdo vit në Green Coast, kryefjala e verës është pa dyshim argëtimi. Festat më të bukura buzë detit me artistë dhe dj shqiptarë e të huaj nuk do të mungojnë gjatë gjithë sezonit. Për adhuruesit e jetës së natës, Lollipop në La Vista, night club i parë nëntokësor në rivierën shqiptare, do të sjellë muzikën më të bukur të momentit deri në orët e para të mëngjesit.
Argëtimi do të vijojë edhe me mbi 200 aktivitete të tjera për të gjitha moshat dhe shijet, që do të jenë shoqëruesit e pushimeve në vendin më të frekuentuar të bregdetit shqiptar. Yoga buzë detit, aktivitete sportive ujore, kinema verore çdo mbrëmje, evente poçerie e pikture, mbrëmje të dedikuara për kërcim latin, festa për fëmijë dhe shumë aktivitete të tjera që tashmë po tërheqin, jo vetëm banorët dhe pushuesit në Green Coast, por të gjithë turistët e Rivierës.
Për të gjithë ata që krahas detit dhe diellit, kërkojnë t’i pasurojnë pushimet me historinë, kulturën dhe artin shqiptar, në Green Coast zhvillohen evente si panairi i librit, ekspozita e pikturave, apo panairi i produkteve artizanale, i organizuar për të dytin vit radhazi në Green Coast, ku prezantohen punimet e kuruara të artizaneve të zonës. Qilima të thurur me tezgjah, aksesorë të punuar me dorë, gliko e reçel me shije tradicionale dhe shumë produkte të tjera të punuara me mjeshtëri, janë disa nga copëzat e traditës shqiptare që tërheqin vëmendjen e të gjithë pushuesve.
Me dëshirën për të inkurajuar talentet krijuese, si dhe për të prezantuar turistët vendas e të huaj me historinë e pasur shqiptare, Green Coast mbështeti edhe Bashkinë Himarë që i njëjti panair të zhvillohej në shëtitoren e qytetit të Himarës. Mbështetja e nismave të tilla nga ana e sipërmarrjeve private si pjesë e përgjegjësisë sociale, është e rëndësishme për të nxitur ekonominë lokale, duke kontribuar edhe në mbështetje të historisë dhe trashëgimisë kulturore. Shqipëria, edhe pse vend i vogël, ka një pasuri të paçmuar dhe të vlerësuar nga UNESCO, pasuri që Green Coast kërkon ta ruajë dhe promovojë në të gjitha format.




E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar Shërbimet e trenave në stacionin e Lucernit po përballen me vonesa dhe anulime në transportin rajonal.... -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë















