Lajme
Greqia, letër OKB-së: Turqia po sfidon sovranitetin në ishujt e Egjeut
Greqia i dërgoi një letër kreut të Kombeve të Bashkuara, duke pretenduar se Turqia po sfidon sovranitetin e saj mbi ishujt në lindje të Detit Egje dhe po ndjek një politikë armiqësore që po destabilizon rajonin.
“Greqia i bën thirrje Turqisë që të angazhohet për zgjidhjen paqësore të kësaj mosmarrëveshjeje”, thuhet në letrën e përgatitur nga Ministria e Jashtme greke.
Gjatë vizitës në Jeruzalem një ditë më parë, ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu, u shpreh se Greqia duhet të tërheqë ushtrinë e saj nga ishujt e Egjeut ose Turqia do të marrë masa duke shtuar se Ankaraja është e përgatitur të sfidojë sovranitetin e tyre.
Të dyja shtetet kanë pasur mosmarrëveshje për dekada mbi kufijtë detarë, por tensionet u rritën në vitin 2020 pas intensifikimit të kërkimeve për naftë dhe gaz në Mesdheun lindor./Euronews
E-Diaspora
-
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës Bursa shënon 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një aktivitet solemn... -
Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare -
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë -
Çfarë masash paralajmëroi Kurti për mërgatën këtë mandat?
Jeta në Zvicër
-
Shumica e zviceranëve mbështet ndalimin e telefonave në shkolla Një studim i ri tregon se tetë nga dhjetë zviceranë mbështesin ndalimin e telefonave celularë në... -
Këshilli Federal kërkon legjislacion urgjent për viktimat e tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicër: Masa të reja për të rinjtë që marrin pension të paaftësisë -
Këshilli Federal prezanton masën më të fundit për mbrojtjen e pagave në raport me BE-në -
Zvicër: Ne ende i duam paratë, por nuk po i përdorim











