Lajme
Greqia merr masa kundër hiperturizmit, presion nga numri i lartë i turistëve
Avokati grek i Popullit në raportin e tij të fundit ka thënë se Greqia duhet të reduktojë ndërtimet e shfrenuara dhe të mbrojë burimet ujore dhe zonat bregdetare, nëse dëshiron të ketë një industri të shëndetshme turistike në të gjithë ishujt e saj dhe zonat e plazheve.
Gjatë vitit 2023, rreth 33 milionë njerëz vizituan Greqinë, 5 milionë më shumë se një vit më parë, ndërsa mbi 4 milionë vizituan vetëm Akropolin, transmeton albinfo.ch.
Sipas këtij raporti, paralajmërohen rreziqe mjedisore në rritje dhe bëhet thirrje për reforma urgjente për ta menaxhuar atë në mënyrë të qëndrueshme”. Greqia nuk duhet “të shterojë potencialin e saj, duke e humbur atë dhe duke i bërë destinacionet turistike jo tërheqëse me kalimin e kohës”, thuhet në raport.
Kryeministri Mitsotakis në një intervistë të fundit për Bloomberg ka thënë se ka ardhur koha, ndoshta vitin e ardhshëm, për të vendosur kufizime për anijet turistike që vizitojnë ishujt më të njohur të Greqisë, si hapi i parë i qeverisë për të trajtuar efektet e “hiperturizmit” në periudhën pas pandemisë, raporton TCH.
Ai ka folur për presionin mbi ishujt si Santorini, ku numri i madh i vizitorëve nga anijet që ankorohen largon ata që vizitojnë ishullin dhe qëndrojnë në të për më shumë ditë.
Edhe Mykonos priti 749 anije turistike më 2023, një rritje prej mbi 23% nga një vit më parë.
Turizmi përbën rreth një të katërtën e prodhimit të ekonomisë greke dhe pas pandemisë vendi ka thyer rekorde për vizitat turistike dhe të ardhurat.
Të ardhurat këtë vit pritet të rriten këtë vit në 21 miliardë euro nga 20.5 miliardë vitin e kaluar – një ndihmë e madhe për një ekonomi që del nga një krizë borxhi prej një dekade.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem Për të qëndruar brenda kufirit të kostos, paratë potencialisht do të ishin të mjaftueshme vetëm për... -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord












