CH-Ballkani
Greqia njeh patentat shqiptarë
Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, Ministrat rikonfirmuan angazhimin për vijimin e punës për zgjidhjen e çështjeve të tjera dypalëshe
Një lajm i shkëlqyer për të gjithë emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, dhe Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikolaos Kotzias, nënshkruan Marrëveshjen për Njohjen e ndërsjellë të Lejeve të Drejtimit të automjeteve.
Njohja e ndërsjellë e lejeve të drejtimit është një zhvillim pozitiv, pasi do të krijojë lehtësi lëvizje dhe komunikimi më të madha shtetasve shqiptarë dhe grekë.
Marrëveshja do të lehtësojë ndjeshëm jetën e qytetarëve shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Greqi, por dhe atyre që udhëtojnë drejt Greqisë dhe anasjelltas, përcjell albinfo.ch.
Marrëveshja parashikon që qytetarët shqiptarë të cilët kanë leje drejtimi shqiptare nuk do të kenë nevojë të rifillojnë procedurat e kualifikimit dhe të provës, për marrjen e lejes së drejtimit greke, e cila ka edhe një impakt financiar nga 700 deri në 1000 euro, për çdo leje drejtimi të marrë në Greqi.
Qytetarët do të dorëzojnë lejen e drejtimit të marrë në Shqipëri, dhe do të marrin atë greke duke u krijuar mundësi, të qarkullojnë ose të punësohen si drejtues mjeti në Greqi, me të drejta të barabarta me shtetasit grekë.
Njohja e ndërsjellë e lejeve të drejtimit është një rezultat i prekshëm i paketës së çështjeve dypalëshe të diskutuar në Kretë dhe Korçë nga dy Ministrat e Jashtëm dhe një punë të gjatë negociuese mes ministrive të transportit të dy vendeve tona.
Pas nënshkrimit, kjo marrëveshje do t’i nënshtrohet procedurave respektive për hyrjen në fuqi.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Zvicër
-
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria Greva do të vazhdojë, edhe pse qeveria kantonale ka bërë lëshime në mosmarrëveshjen për buxhetin... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër












