Bota
Greqia përfshihet nga zjarret, evakuohen qindra turistë
Njëri nga zjarret më të mëdha është ai i ishullit Samos
Qindra njerëz janë evakuuar nga hotelet dhe plazhet e Greqisë, për shkak të disa zjarreve që janë përhapur në pyje. Autoritetet greke i kanë angazhuar rreth 700 zjarrfikës gjatë fundjavës për t’i shuar flakët në disa pjesë të vendit.
Njëri nga zjarret më të mëdha është ai i ishullit Samos. Policia dhe ekipet e shpëtimit i kanë evakuuar qindra njerëz nga hotelet e këtij ishulli për shkak të rrezikut nga flakët dhe ajri i ndotur nga tymi i madh, përcjell albinfo.ch.
Greqia shpesh përballet me zjarre në natyrë për shkak të temperaturave të larta për muaj me radhë gjatë verës.
Të dielën, kryetari i Mbrojtjes Civile paralajmëroi për rrezik të lartë nga shpërthimi i zjarreve në disa rajone, përfshirë Peloponezin dhe Kretën.
Zjarri në Samos i detyroi autoritetet t’i evakuojnë rreth një mijë turistë dhe banorë nga plazhet e famshme në pjesën lindore të ishullit.
Në disa fotografi të publikuara në rrjete sociale shihet tymi i madh që del nga malet dhe turistët duke u larguar me anije.
Departamenti i zjarrfikësve tha se shumica e flakëve janë vënë nën kontroll të hënën. Ndryshe, policia greke i ka arrestuar dy persona për dyshimet se kanë ndezur zjarre qëllimisht, shkruan BBC.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026











