Lajme
Greqia teston shpërndarjen e medikamenteve me dron
Autoritetet në qytetin veriperëndimor të Trikalës, në Greqi, kryen me sukses të martën testin e parë të fluturimit të një droni që do të përdoret për të shpërndarë medikamente në zonat e izoluara.
Testi u krye në kuadër të një projekti të financuar nga BE-ja, që synon krijimin e mënyrave të reja të transportit, miqësore me mjedisin.
Avioni i telekomanduar u ul jashtë një farmacie dhe më pas në një fermë në një fshat rreth 3 kilometra larg Trikalës dhe me një popullsi prej 200 banorësh.
Programi i financuar nga BE-ja, i quajtur “Harmonia”, synon zbulimin e metodave të transportit që emetojnë karbon të ulët.
Me një angazhim aktiv të farmacive, dronët do të përdoren për të transportuar ilaçe te njerëzit që kanë vështirësi të lëvizin, nëpër fshatra apo shtëpi të izoluara.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë Turistët e huaj do të duhet të paguajnë taksë tranziti për të kaluar me makinë nëpër... -
Kantoni i Bernës është gati ta quajë feminicidin me emrin e saj të vërtetë -
Universitetet zvicerane paralajmërojnë se plani “10 milionë” mund të dëmtojë kërkimet -
Virusi dengue zbulohet për herë të parë në Bazel -
Rritet numri i dyqaneve bosh në Gjenevë – alarm për ekonominë lokale













