Lajme
Greqia vë kontroll mbi zjarret
Zjarret në të gjithë Greqinë janë vënë nën kontroll bëri të ditur ministri për Mbrojtjen Civile, Vassilis Kikilias.
Po ashtu njoftoi se tre civilë u vranë në 10 ditët e fundit pasi 667 zjarre pyjore dhe shkurre shpërthyen në mbarë vendin, shkruan DW.
Përkundër që zjarret janë vënë nën kontroll, ekziston ende rreziku. Shërbimi zjarrfikës paralajmëroi se erërat e forta që janë parashikuar mund të rindezin flakët.
“Tani për tani nuk kemi zjarre në përhapje, situata është duke u përmirësuar, por ne mbetemi në baza luftarake për të kontrolluar zjarret në vazhdim,” tha një zëdhënës i shërbimit grek të zjarrfikësve, përcjell albinfo.ch.
inistri grek Kikilias tha se shumica e zjarreve u ndezën nga një sjellje e pamatur, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Ai tha se janë lënduar 74 zjarrfikës. Dy pilotë kanë vdekur gjithashtu kur avioni i tyre me bombardim me ujë u rrëzua teksa po luftonte me një zjarr në Evia, shkruan DW.
Pothuajse 50,000 hektarë pyje dhe bimësi janë djegur, sipas vlerësimeve nga Observatori i Athinës. Autoritetet në Greqinë qendrore kanë krijuar një zonë përjashtimi rreth një baze të madhe të forcave ajrore për shkak të një zjarri që ndezi shpërthime të fuqishme në një depo municioni aty pranë të enjten.
Avionët luftarakë që ishin stacionuar në krahun e 111 luftarak në bazë janë zhvendosur në objekte të tjera, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori i Përgjithshëm i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që degëzimi financiar i grupit, Postfinance, të... -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant












