Lajme
Greta Thunberg nominohet për çmimin Nobel për Paqe
Aktivistja për klimën, Greta Thunberg, është nominuar për çmimin Nobel
Është bërë e ditur se Greta Thunberg, 17-vjeçare, ka inkurajuar studentët ta lënë për një moment shkollën për t’u bashkuar me protestat dhe duke kërkuar veprim më të shpejtë mbi ndryshimin e klimës, një lëvizje që është përhapur përtej Suedisë.
Thuhet se dy ligjvënës në Suedi kanë nominuar aktivisten suedez të klimës, adoleshenten Greta Thunberg për çmimin Nobel për Paqen të vitit 2020.
Jens Holm dhe Hakan Svenneling, të cilët janë të dy anëtarë të Partisë së Majtë të Suedisë, thanë të hënën se Thunberg “ka punuar shumë për t’i bërë politikanët të hapin sytë për krizën e klimës” dhe “veprimi për uljen e emetimeve tona dhe respektimin e Marrëveshjes së Parisit, dhe ky është një akt i bërjes së paqes”.
Po ashtu, marrëveshja e klimës historike e Parisit më 2015 kërkon që vendet e pasura dhe ato të varfra të ndërmarrin veprime për të frenuar rritjen e temperaturave globale që po shkrijnë akullnajat, duke ngritur nivelin e detit dhe duke ndryshuar modelet e reshjeve. Po ashtu kërkon nga qeveritë që të paraqesin plane kombëtare për të zvogëluar emetimet për të kufizuar ngritjen e temperaturës globale në shumë më pak se 2 gradë celsius.
Thunberg, 17-vjeçare, ka inkurajuar studentët që të lënë për një moment shkollën dhe të bashkohen me protestat duke kërkuar veprim më të shpejtë mbi ndryshimin e klimës, një lëvizje që është përhapur përtej Suedisë në kombet e tjera evropiane dhe në mbarë botën, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” Programi çdo vit zgjedh rreth 10 aktorë/aktore nga 37 vende të Evropës, të cilët konsiderohen talente... -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?












