Lajme
Greva në aeroportin e Gjenevës vazhdon të shtunën
Punëtorët në aeroportin e Gjenevës morën vendim për të zgjatur grevën katër-orëshe të së premtes edhe të shtunën.
Kjo erdhi pasi dhjetëra fluturime u anuluan në aeroportin ndërkombëtar në fillim të sezonit të ngarkuar të udhëtimeve verore, shkruan The Local.
Punonjësit e aeroportit fillimisht u larguan nga puna nga ora 6:00-10:00, duke detyruar anulimin e dhjetëra fluturimeve.
Ngritjet dhe uljet rifilluan rreth katër orë më vonë pasi personeli që drejtonte avionët në pistë u kthye në punë, megjithëse punëtorët e votuan që të qëndronin në grevë deri të shtunën.
Kur lajmi për zgjatjen u raportua rreth orës 10 të mëngjesit, faqja e internetit e aeroportit ra.
Ndërkohë, aeroporti shkroi në Twitter se edhe pse greva do të vazhdojë të shtunën, disa fluturime me distanca të gjata janë ulur, përcjell albinfo.ch.
Më herët të premten, aeroporti njoftoi se 64 fluturimet ishin pezulluar për shkak të veprimit industrial.
Fluturime të shumta ndërkombëtare nga Amerika e Veriut dhe Lindja e Mesme u prekën.
Shumë policë dhe staf sigurie u vendosën përpara terminalit dhe vetëm pasagjerët për fluturimet e planifikuara për pas periudhës së grevës u lejuan brenda, shkruan The Local.
Rreth 50 punëtorë grevistë dhe sindikalistë po protestonin jashtë hyrjes kryesore të terminalit.
Greva u thirr pasi bordi i aeroportit miratoi të enjten një politikë të re pagash të kundërshtuar nga stafi.
Pasagjerët u përballën me radhë të mëdha të premten, si dhe raportime për bagazhe të pavendosura dhe vonesa.
“Në Zvicër grevat janë shumë të rralla”, pasi ato mund të thirren vetëm pas një procesi konsultimesh, tha Claire Pellegrin, udhëheqëse e grevistëve.
“Është opsioni i fundit që nuk e kishim menduar kurrë se do të arrinim”, shtoi ajo, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud Qindra pacientë me sigurim privat ose gjysmë-privat përballen me refuzimin e rimbursimit të faturave mjekësore nga... -
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre











