Shkurt.ch
Greva paralizon aeroportet në Gjermani
Nga anulimet në aeroportin e Frankfurtit u goditën edhe aeroportet e Mynihut, Dyseldorfit, Shtutgartit, Këln-Bonit dhe Hanoverit
Me qindra fluturime janë anuluar në Gjermani, pasi stafi i aeroporteve shpalli një grevë të përgjithshme të martën, pas mosrealizimit të disa kërkesave të tyre të njëpasnjëshme për rritjen e pagave.
“Lufthansa” ishte detyruar të anulonte mbi 400 fluturime, që do të niseshin nga aeroporti më i madh i Gjermanisë, Frankfurti.
Greva e punonjësve të aeroportit është pjesë e një lëvizje më të gjërë nga të gjitha sindikatat e punëtorëve të sektorëve publikë, përpara bisedimeve që do të mbahen me autoritetet më vonë gjatë javës.
Sindikata e punëtorëve të transportit dhe shërbimeve, me një total prej dy milionë antarësh, kërkon një rritje rroge prej 6,5% për të gjithë punëtorët e saj.
Mediat gjermane raportuan se 1/3 e fluturimeve të planifikuara u bllokuan në Frankfurt, ndërsa nga anulimet u goditën edhe aeroportet e Mynihut, Dyseldorfit, Shtutgartit, Këln-Bonit dhe Hanoverit.
Në negociatat e mëparshme, punëtorët refuzuan ofertën e autoriteteve për një rritje prej vetëm 3,3% të pagës në 24 muajt e ardhshëm. Bisedimet mes të dy palëve do të vazhdon ditën e mërkurë.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel Pritej, dhe tani është zyrtare. Dyqanet në Gjenevë do të lejohen të hapen në mënyrë të... -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA -
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena










