Kosova
Gruaja e Radoiçiqit po intervistohet nga Policia e Kosovës
Policia e Kosovës është duke intervistuar gruan e organizatorit të sulmit paramilitar serb në Banjskë, Milan Radoiçiq, përcjell albinfo.ch.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar të enjten se gruaja e Radoiçiqit po intervistohet me ftesë të Krimeve Ekonomike të Prishtinës.
Ajo po intervistohet në stacionin policor në veri.
“Konfirmojmë se në Mitrovicë të Veriut është duke u intervistuar ky person në prani të avokatit me ftesë të Krimeve Ekonomike në Prishtinë”, ka thënë Elshani.
Policia e Kosovës kishte bastisur dhe sekuestruar pronat e Radoiçiqit në veri disa ditë pas sulmit në Banjskë, më 24 shtator.
Radoiçiqi kishte pranuar se ka organizuar sulmin paramilitar serb në Banjskë të Zveçanit, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku. Ishte ndaluar në Serbi, por menjëherë u la i lirë. Është në listën e të kërkuarve nga INTERPOL-i.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv Swisscom po përballet me thirrje për t’u paguar klientëve të saj kompensim pas dështimeve me shërbimin... -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026











