Lajme
Gruevski dorëzohet, paralajmëron dorëheqje
Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski ka paralajmëruar dorëheqje të kushtëzuar nga posti i shefit të ekzekutivit. Dorëheqja do të jetë efektive 100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve
Nikolla Gruevski ka paralajmëruar dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Maqedonisë, një post që e ka mbajtur nga vitit 2006. Ai ka thënë se dorëheqjen e “kushtëzuar” do ta dorëzojë të premten (nesër) para Parlamentit të Maqedonisë, ndërsa nga Qeveria do të largohet 100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare.
“Nesër deri te kryetari i Parlamentit do ta dorëzoj letrën time për dorëheqje nga posti i kryeministrit të Qeverisë së Maqedonisë. Ajo do të jetë efektive 100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare”, deklaroi Gruevski, citojnë mediat në Shkup.
Ai tha se me dorëzimin e dorëheqjes në Kuvend, plotëson obligimet e Marrëveshjes së Përzhinos, një marrëveshje që është arritur në korrik të vitit të kaluar nga katër liderët e partive politike në Maqedoni, dy maqedonase dhe dy shqiptare (VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH).
“Sipas Marrëveshjes së Përzhinos kryeministri do të duhet të tërhiqet 100 ditë përpara zgjedhjeve, dhe unë që nesër deri të kryetari i Parlamentit të Maqedonisë do ta dorëzoj kërkesën për dorëheqje”, deklaroi Gruevski, i cili tha se dorëheqjen po e bën vetëm që Maqedonia të del nga kriza.
Ndryshe, Marrëveshja e Përzhinos “për dalje nga kriza politike në Maqedoni”, u ndërmjetësua nga Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Jonahes Hahn. Sipas kësaj marrëveshje, zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 24 prill të këtij viti, ndërsa kryeministri Gruevski do të japë dorëheqje në fund të vitit 2015.
Kryeministri në ikje, Gruevski tha se partia e tij, VMRO-DPMNE është subjekti më i konsoliduar në Maqedoni dhe paralajmëroi fitoren e radhës.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB Kantoni i Gjenevës po merr fitime të papritura nga banka qendrore. Banka Kombëtare Zvicerane do ta... -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana










