Lajme
Grupet e të rinjve, të rëndësishme për partitë politike
Grupet e të rinjve luajnë disa role të rëndësishme për partitë politike, duke bërë fushatë në terren, duke krijuar një grup anëtarësh besnikë dhe duke propozuar ide.
Shembujt e fundit të polemikave deri më sot, SVP-të e rinj flasin për “dekadencë” duke denoncuar flamujt LGBT të ngritur në qytetin e Bernës dhe një anëtar i Rinisë Socialiste i jep gishtin e nderit kryqit zviceran, shkruan RTS.
Këto dy raste mishërojnë pozicionimin politik shpesh polarizues të këtyre seksioneve. Por, për partitë, të rinjtë mbeten thelbësorë, para së gjithash gjatë fushatave elektorale.
Më vete, votat e mbledhura nga listat e “të rinjve” në zgjedhjet federale nuk kanë mjaftuar kurrë për të fituar një vend në Këshillin Kombëtar.
Roli kryesor i seksioneve të të rinjve është megjithatë diku tjetër, thotë bashkëdrejtori i institutit gfs.bern, Lukas Golder.
“Të rinjtë e bartin fushatën. Ky element është vendimtar për të fituar zgjedhjet. Edhe partitë e tjera bëjnë përpjekje të mëdha për t’u mobilizuar gjatë fushatës. Në fund të fundit, është kontakti personal dhe i drejtpërdrejtë ai që bën diferencën. Të rinjtë janë të gatshëm ta bëjnë këtë përpjekje”, tha ai, përcjell albinfo.ch.
Përveç kësaj, të rinjtë përfaqësojnë një forcë të lirë, të cilën selitë e partive nuk ngurrojnë ta mobilizojnë kur mbledhin nënshkrime për një referendum apo një nismë.
Seksionet “të rinj” përbëjnë gjithashtu një rezervuar thelbësor anëtarësh, sepse sfida për çdo formacion është vazhdimësia. Të rinjtë bëjnë të mundur edhe nxjerrjen e drejtuesve të së ardhmes.
Së fundi, grupet e të rinjve janë inkubatorë idesh. Tradita është e ankoruar mirë në të majtë, por tendenca ka filluar të fitojë mbi qendrën e djathtë.
Të Rinjtë Liberal-Radikalë janë, për shembull, në origjinën e nismës popullore për pensionet, e cila propozon lidhjen e moshës së pensionit me jetëgjatësinë, shkruan RTS.
Ky tekst, i cili me siguri do të hidhet në votim, tashmë ka bindur përtej radhëve të PLR-së në Parlament.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit Parlamenti mbështeti propozimin nga Komiteti i Financave dhe partitë e qendrës për të ulur normën e... -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026













