Lajme

Grupi i transportit publik në Zvicër dëshiron të joshë më shumë të rinj

Ndërsa përqindja e udhëtimeve të kryera me transport publik në Zvicër është 28 për qind më e lartë se në vendet fqinje, grupi ombrellë për sektorin, Unioni i Transportit Publik, dëshiron të tërheqë më shumë pasagjerë – veçanërisht të rinj, të konsideruar si “potenciali më i madh klientelë”, përcjell albinfo.ch.

Në raportin e tij të lëshuar të enjten, grupi tha se për të arritur këtë qëllim, po kërkon të ofrojë “një “dhuratë mirëseardhjeje” bujare për ditëlindjen e 18-të të të gjithë personave me banim në Zvicër.

Shoqata nuk ka specifikuar se çfarë mund të jetë kjo dhuratë, por ka të ngjarë të ketë lidhje me përdorimin e transportit publik.