Tematike
Gangsterët kurdë “u shpallin luftë” rivalëve ballkanikë në Cyrih
Një bandë gangsterësh kurdë ka shqetësuar mbrëmë qytetarët në qarkun e katërt të qytetit të Cyrihut me parakalimin e tyre dhe e britmat e zëshme. Bëhet fjalë për disa dhjetëra të rinj, të cilët bandën e tyre e kanë pagëzuar “Sondame” (në kurdishte: betimi).
Ka disa ditë që në internet qarkullon një videoxhirim në të cilin një pjesëtar i këtij grupimi, i maskuar i vë zjarrin xhaketës së grupimit tjetër rival, atij me emrin “United Tribunes” (që e përbëjnë ballkanasit, kryesisht boshnjakët) dhe thërret: “Sondame Zurich!”.
Sipas gazetës “SonntagsZeitung”, botimi i djeshëm, e cila ka përcjellë më në hollësi këtë paraqitje të re, ky ritual është shpallje lufte e “Sondame” rivalit ballkanik. Video të ngjashme u kanë paraprirë “betejave” të rrugëve në shumë raste në Gjermani.
Sidoqoftë, parakalimi i mbrëmshëm i “Sondame”, kur ai filloi të marrë shenja dhune, gjegjësisht kur grupimi bllokoi rrugën, është ndaluar nga policia e cila madje ka qëlluar drejt gangsterëve edhe me plumba gome.
Policia po ashtu ka bllokuar rrugën për rreth njëzet minuta . Shumë pjesëtarë të bandës kanë ikur por rreth 30 sish janë ndaluar nga policia, dhe pasi janë kontrolluar u është dhënë urdhër që brenda 24 orëve në vijim të mos frekuentojnë këtë qark të Cyrihut.
Njohësit e skenës druajnë se me këtë demonstrim është dhënë sinjali për konflikte të ardhshme të hapura në mes të “rok grupeve”, siç e quajnë veten këto banda, të cilat njihen prej kohësh në Gjermani për dhunën që ushtrojnë.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41 Zjarri në Crans-Montana ka marrë një tjetër viktimë. Një zviceran 18-vjeçar vdiq në spital në Cyrih... -
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
A është skijimi tani shumë ekskluziv? -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor












