Jeta në Zvicër
Grushte në trenin zviceran për shkak të krahut të mbështetëses
Menjëherë pas nisjes së një treni nga Cyrihu për në Bernë, në tren është shkaktuar një mosmarrëveshje në mes dy personave. Më pas u aktivizuan edhe grushtet
Dy udhëtarë të trenit Intercity 1 që qarkullonte nga Cyrihu për në Bernë, kanë hasur në mosmarrëveshje, raporton një lexues i rregullt i gazetës “20 Minuten”, përcjell Albinfo.ch, dhe i cili skenën e ka filmuar nga celulari .
Në video mund të shihet se si një grua dhe një burrë po ziheshin me grushte, edhe pse disa udhëtarë në tren kanë tentuar ta qetësojnë situatën.
Mirëpo, situata përshkallëzohej shpejt. Në video, gruaja bërtet me fjalët se nuk do të tolerojë më sjelljen e burrave ndaj saj dhe se kupa e saj është stërmbushur. Pjesëmarrësit akuzonin njëri-tjetrin, se kinse secili prej tyre e ka filluar i pari zënkën. Që të dy e goditën njëri-tjetrin disa herë, derisa më në fund burri u detyrua ta ndërrojë vendin, transmeton albinfo.ch.
Situata ishte e tensionuar që nga fillimi, përshkruan ngjarjen lexuesi: “Kur burri deshi të ulte mbështetësen e krahut, ai e luti bashkudhëtaren që ta largonte krahun”, e kishte vëzhguar situatën ai. Por gruaja nuk reagoi siç pritej: “Ajo filloi t`i bërtasë burrit se me qëllim e ka lëvizur mbështetësen mbi krahun e saj”, ka pohuar dëshmitari.
Në përfundim të udhëtimit të trenit, dëshmitari ka vërejtur se si një bashkudhëtare tjetër po e inkurajonte gruan që të ngriste kallëzim kundër udhëtarit tjetër. Pas arritjes së trenit në Bernë, të gjithë udhëtarët e morën rrugën e tyre.
Në SBB nuk është pranuar ndonjë ankesë zyrtare lidhur me rastin, ka pohuar zëdhënësja.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Stuhi e fortë në Gjenevë, rrufeja godet aeroplanin Incidenti vjen në një kohë kur moti i paqëndrueshëm po ndikon në trafikun ajror në disa... -
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri -
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit












