Lajme
Grushtshteti në Gjermani: Njeriu që paraqitej si ‘mbret’, u kërkonte banorëve të ndërrojnë pasaportat
“Mbreti i ri” i Gjermanisë, që nuk erdhi kurrë në fron, kishte nisur sundimin e tij. Nga kështjella Schloss Lobenstein, të cilën kryesisht e kishte përdorur për gjueti, princi Heinrich XIII dhe grupi i tij që planifikonin një grusht shteti kishin nisur shpërndarjen e pasaportave të reja.
“Të gjithë banorët e Bad Lobenstein morën një letër këtë verë, në të cilën na thuhej se nuk jemi gjermanë, pasi pasaportat tona nuk ishin gjermane. Më pas na njoftohej se na është dhënë mundësia që të aplikojmë për dokumentet e origjinës sonë gjermane në administratën Reuss (familja e Princit Heinrich XIII). Kjo sigurisht nxiti polemika të mëdha mes popullatës”, deklaroi Andree Burkhardt, zëvendëskryebashkiaku i Bad Lobenstein, transmeton cnn, përcjell albinfo.ch.
“Ne e morëm atë letër në kutinë tonë postare. Ishte i tmerrshëm fakti që gjithmonë vinte anonime. Nuk kishte emër në të, as dërgues dhe asnjë tregues kush qëndronte pas”, rrëfen një banor i qytezës.
Autoritetet gjermane zbuluan dhe shkatërruan komplotin më të madh dhe të rrezikshëm ndaj demokracisë në vend. 3 mijë policë u angazhuan në operacionin që përgatitej prej një viti. 25 persona u arrestuan, kryesisht gjermanë, por edhe një shtetas rus, ndërsa mes tyre ishte dhe “mbreti” Heinrich XIII dhe një prokuror federal.
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve Alarm për dhunën ndaj fëmijëve, rritje e rasteve në Cyrih... -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe













